Erdogan: Terroristët ose do të dorëzohen, ose do të asgjësohen

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se terroristët ose do të dorëzohen dhe të pajtohen me vendimet që do të marr drejtësia ndaj tyre, ose do të asgjësohen një e nga një në birat ku janë bllokuar.

Në fjalën e tij të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Presidenti Erdoan tha se “Para Turqisë nuk ka rrugëdalje të tretë", ndërsa shtoi se lufta kundër terrorit do të vazhdoj deri në asgjësimin e rrezikut të fundit.

Duke kritikuar ashpër “Negociatat" që përfolën nga ana e liderëve të organizatës terroriste dhe të pionëve të tyre, Presidenti Erdoan tha se “Le të dihet se nuk asgjë për të negociuar. Ne thamë “iniciativa demokratike", nuk u bë, thamë “uniteti dhe vëllazëria kombëtare", nuk u bë, thamë “procesi i zgjidhjes", prapë nuk u bë. Ne u përpoqëm që me gjithë sinqeritetin tonë, me gjithë vullnetin tonë ti vëmë në jetë alternativat, por prapë nuk u bë".

Erdoan theksoi se lufta kundër terrorit do të vazhdojë deri në heshtjen e armës së fundit të kthyer ndaj vendit dhe popullit, deri në asgjësimin e terroristit të fundit, deri në shkatërrimit të rrezikut të fundit, ndërsa shtoi se populli do të jetë pranë forcave të sigurisë deri në fund.

Lajme të ngjashme