Turqia: Çështja e Nagorno-Karabakut të zgjidhet urgjentisht në mënyrë paqësore

I ndodhur për një vizitë në Antalia, zonën e tij zgjedhore Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), bëri thirrje për zgjidhje urgjente të problemeve në zonën kufitare mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

azerbaycan-ermenistan.jpg
azerbaycan ermenistan çatışma.jpg

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), bëri thirrje për zgjidhje urgjente të problemeve në zonën kufitare mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, që të ruhet integriteti territorial i Azerbajxhanit.

Gjatë një vizite zyrtare në Antalia, Ministri i Jashtëm turk iu drejtua gazetarëve në aeroportin e këtij qyteti turk dhe komentoi tensionet aktuale ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë.

"Sigurisht që ne përkrahim një zgjidhe paqësore të çështjes së Karabakut dhe për territoret e pushtuara të Azerbajxhanit. Ekziston Minsku, treshja e përbërë nga Franca, Rusia dhe SHBA-të, por deri më sot nuk kanë bërë sa duhet për zgjidhjen e këtyre problemeve. Ne vazhdimisht paralajmërojnë për luftërat, civile, qytetare dhe të tjerët në rajon, por, e shihni se këtu në rajon kemi mosmarrëveshjeve të ngrira, siç është çështja e Nagorno-Karabakut", tha Çavuşoğlu, duke shtuar si çështje të tilla edhe ato në lidhje me Transdniestrinë, Moldavinë lindore, Osetinë e Jugut, Krimenë, Qipron dhe Abhazinë.

Duke theksuar se çështja e Karabakut duhet zgjidhur me urgjencë duke ruajtur integritetin territorial të Azerbajxhanit, Çavuşoğlu tha se Armenia po vazhdon të mbajë të pushtuara shtatë rajone të Azerbajxhanit, për të cilat ka vendim edhe nga Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës dhe institucionet tjera ndërkombëtare, ku shtron pyetjen "pse të gjithë heshtin".

"Pyes veten se pse shërben grupi i Minskut. Po të donte Rusia, ShBA-ja dhe Franca, çështja e Karabakut mund të zgjidhet për shtatë ditë. Këto konflikte ndodhin kur problemet nuk zgjidhen. Ne, natyrisht, si gjithmonë jemi, me vendin vëllazërorë të Azerbajxhanit dhe ne do të jemi atje për çka do që ky vend ka nevojë", tha kreu i diplomacisë turke.



Lajme të ngjashme