Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Sot hynë në fuqi marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë

Me anë të marrëveshjes parashikohet që BE-ja për çdo emigrantë të kthyer në Turqi të marr nga një refugjatë.

Sot hynë në fuqi marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë

Sot hynë në fuqi marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë, e cila do të sjell zgjedhje rrënjësore problemit të krizës së refugjatëve.

Sipas marrëveshjes emigrantët të cilët kanë kaluar në mënyrë ilegale nga Turqia në ishujt grek, do të kthehen në Turqi.

Në fazën e parë nga ishulli grek Lesbos do të dërgohen në nënprefekturën Dikili të Izmirit afërsisht 500 emigrantë.

Në këtë kuadër nga ishulli grek Lesbos në Dikili u sollën 131 emigrantë me dy varka.

Këta persona kaluan nga kontrolli mjekësor dhe pas regjistrimit të tyre do të dërgohen në qytete tjera.

Ndërkaq Bashkimi Evropian për çdo emigrantë të kthyer do të marr nga një refugjatë prej Turqisë.



Lajme të ngjashme