Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Koment - Pse e prishi marrëveshjen HDP/PKK?!

A do të ketë më një proces të ri bisedimesh ndërmjet qeverisë dhe partisë prokurde HDP për zgjidhjen e ‘çështjes kurde’?

Türkiye'nin yabancı terörist savaşçılara karşı mücadelesi.jpg
terörist.jpg
10-11/Files/UploadedImages/1991825428pkk.jpg
pkk tünel

“Nuk bëre mirë kështu, e prishe marrëveshjen."

Nga dera e ofiçinës hyri brenda papritur një burrë i moshuar me një pallto jeshile. Me një shkathtësi të papritur për moshën që kishte nxori armën dhe pasi e drejtori ndaj atyre që po e shikonin me habi, hapi zjarr ndaj të gjithëve që kishte përpara, pastaj mori direkt shkallët që të çonin në katin e dytë që përdorej si zyrë dhe u ngjit me shpejtësi dhe duke iu drejtuar një burri që dridhej nga frika dhe nuk ishte në gjendje të mbante dot as armën që kishte në dorë i tha:

  • -Unë të kisha thënë që për djalin të jap unë garanci. Të pata thënë që nëse do të kishte ndonjë problem, të vije e të bisedoje me mua. Por ti çfarë bëre, nuk e mbajte fjalën, e vrave djalin. Pastaj e kapi burrin prej zverku, ia vendosi kokën mbi tavolinë dhe me atë dialektin e famshëm origjinal të zonës i tha:
  • -Nuk bëre mirë kështu, e prishe marrëveshjen...Pau!!!
  • -Pastaj ë dëgjuan një palë të shtëna dhe përreth u përhapën njolla gjaku...

Kjo skenë dramatike, përmes të cilës u përpoqa t'u përcjell pak më lartë konceptin e marrëveshjes, të mbajtjes së fjalës së dhënë dhe pasojat e mundshme të mosmbajtjes së premtimit është nga filmi i njohur turk “Banditi" (Eşkiya).

Shoqëria në Turqi vazhdon të përpëlitet brenda një skenari gjakatar, ku për një kohë të gjatë në një farë mënyre nuk qartësohen plotësisht montazhi, aktorët dhe qëllimi i tij. Ka arritur në një gjendje të tillë saqë shoqëria është gati, që në emër të mbarimit sa më parë (të terrorit) të falë madje edhe “katilin e fëmijëve", për të cilin nuk dyshon aspak se është i tillë. Në jetën tonë terrori ka hyrë dhe ka zënë vend si një ankth i rëndë, na është ulur këmbëkryq si një makth. Duam të zgjohemi sa më shpejt nga kjo ëndërr e keqe që na lë pa frymë. Njerëzit i ka marrë malli aq shumë për t'u zhytur brenda një kohe të freskët, të përjetojnë një behar të bukur, të kalojnë ditët në lëndinat me lule aq sa ditën e nevruzit nuk e kanë parë vetëm si lajmëtarin e ardhjes së një stine të re, por e presin atë edhe si ardhjen e një behari për fatin e tyre.

Me ardhjen e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet nisi të ngrohet temperatura (të vijë xhemreja), gjë që lajmëronte ardhjen e beharit, njerëzit filluan të besojnë në ardhjen e vërtetë të pranverës. Vetëm se organizata (PKK) dhe derivatet e saj përdorën çdo rrugë e metodë për ta penguar këtë trend. Procesin e zgjidhjes (së çështjes së terrorit) gjatë qeverisjes së vendit nga AK Parti organizata dhe zgjatimet e saj tentuan plot 11 herë që me anë të akteve të përgjakshme (me terror) (siç janë sulmet në Dağlıca, Aktütün, Reşadiye, Silvan, Urfa, Ceylanpinar etj. etj.) ta minojnë dhe ti japin fund këtij procesi. Vetëm se AK Parti e vazhdoi rrugën e saj pavarësisht gjithë këtyre pengesave. Qeveria deshi që këtë herë behari të vinte me rënien e xhemresë së fundit (xhemre është dukuria e ngrohjes së temperaturës së ajrit, ujit dhe tokës para se të vijë pranvera shën.përtkh.).

Banorët e zonës zotërojnë një përvojë dhe dituri që i vëzhgon për çdo moment të gjitha proceset e ndryshimit që ndodhin. Pasi për mijëra vite e kanë parë dhe e kanë mësuar nga përvoja se si e ngroh dheun xhemreja kur bie në tokë, si e zbut shiun-ujin xhemreja që bie në ujë dhe si e shndërron në një fllad ledhatues atmosferën xhemreja që bie në ajër.

Edhe këtë behar dëshira e tyre ishte që bashkë me nevruzin në mbarë vendin, në qytet dhe në mal, të vinte qetësia, të vinte pranvera. Ata deshën mbarimin sa më parë të kësaj grindjeje, që nuk u takonte atyre.

Shteti u përpoq të siguronte lindjen e beharit duke përcaktuar edhe një hartë rrugore që përfshinte kërkesat që ishin parashtruar nga disa që veprojnë në emër të organizatës. Kështu nisën bisedimet, më pas negociatat u thelluan. Dhe në momentin kur pemët do të çelnin lule organizata filloi sërish aktet e përgjakshme dhe intrigat.

Pasi kishte kaluar një kohë, u pa që gjërat kishin ndryshuar. PKK dhe derivatet e saj e prishën marrëveshjen. Kreu i organizatës (Ocalan) bëri një dinakëri të thjeshtë orientale dhe e shtoi intensitetin e dhunës, të terrorit duke ngritur kështu një kurth për të garantuar të ardhmen e tij. Kjo ishte një dinakëri aq e ulët sa që çdo herë kur thoshte “unë nuk dua asgjë, nuk ka rëndësi liria ime" në fakt gjëja e vetme që synonte ishte e ardhmja e tij individuale.

Sipas mendimit të tij dhuna do të rritej, gjaku do të shkonte lumë dhe për të dalë nga kjo situatë drejtuesit e vendit dhe aktorët politikë, madje edhe Parlamenti do të arrinin në një pikë sa ti bënin thirrje atij dhe ti thoshin “eja dhe na shpëto tani". Ky ishte një skenar, të cilin ai po e vinte në skenë me dredhi e në mënyrë tinëzare. Sipas tij vendi dhe zona do të kthehej në një kasaphanë, do të sundonte një atmosferë kaotike, njerëzit do të çoroditeshin aq shumë sa që nuk do të dinin nga të shkonin.

Ndërkohë që bisedimet zhvilloheshin me synimin për t'u dhënë kurdëve lajmin e mirë, atë të ardhjes së beharit, por jo ardhjen e katilëve të etur për gjak.

Kurse tani organizata nëpërmjet zgjatimit të saj politik kërkon të kthehet në ditët e dikurshme dhe të manipulojë edhe një herë këtë inskenim gjakatar, tashmë të deshifruar.

Por tashmë kësaj nuk i beson më askush, me në krye vet banorët me origjinë kurde. PKK dhe derivatet e saj i dhanë fund procesit duke treguar si pretekst krimet që kishin bërë vetë.

Shkaku kryesor i daljes nga negociatat ishte ajo që punët po ecnin në shina, nuk ishte se bisedimet nuk ecnin siç duhet. Të gjitha këto ia hoqën organizatës maskën e paqes dhe të demokracisë që kishte vendosur në fytyrë. U pa qartë që synimi kryesor nuk kishte të bënte më çështjen kurde. Nga cilido qytetar që i zgjat mikronin në këtë krahinë dëgjon fjali që shprehin se qëllimi kryesor i kësaj strukture (PKK dhe zgjatimet e saj) nuk janë kurdët. Njerëzit votuan për HDP/PKK për të vazhduar negociatat, me mendimin se këto jepnin shpresa për paqe. Por tani u pa qartë që organizata nuk do paqe. Si do që të ndodhë populli turk nuk do ta mbështesë më kurrë një tryezë të re bisedimesh që do të mund të krijohet në të ardhmen. Si rrjedhim mendimi im është që me këtë ekip (qeveri) nuk do të ketë më negociata të reja.

Sipas opinionit tim në horizont nuk duket si shumë i mundshëm fillimi i një procesi të ri. Unë nuk besoj të zhvillohet më ndonjë proces bisedimesh pa u gjykuar më parë Demirtas (bashkëkryetari i partisë prokurde HDP), pa u varur Oxhalani (Öcalan), pa u kapur Karayilan dhe pa u thyer duart të gjithë atyre që i përdorin këta si mashë.

- Nga Prof. Dr. Mazhar Bağlı, ligjërues në Degën e Sociologjisë së Fakultetit të Shkencave Njerëzore dhe Sociale pranë Universitetit “Yildirim Beyazit" -



Lajme të ngjashme