Mogherini: Solidarizohemi me Turqinë kundër terrorizmit të PKK-së

BE-ja i shprehu presidentit turk, Erdogan solidaritetin e saj pas sulmit terrorist ku u regjistruan shtatë policë të vrarë në Diyarbakir (juglindje) nga separatistët terroristë të PKK-së, e regjistruar në listën e organizatave terroriste, pranë BE-së.

Mogherini: Solidarizohemi me Turqinë kundër terrorizmit të PKK-së

“Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini i shprehu personalisht ngushëllimet e saj presidentit Erdogan duke i uruar shërim sa më të shpejtë 27 personave që mbetën të plagosur në këto sulme, në fillim të samitit për sigurinë bërthamore në Uashington”, sipas një deklarate të zëdhënëses së saj.

“Në emër të Bashkimit Evropian, ne ritheksojmë solidaritetin tonë të vazhdueshëm ndaj Turqisë, qeverisë dhe popullit të saj, duke konfirmuar mbështetje të plotë në luftën kundër terrorizmit dhe dhunës”, deklaroi zëdhënësja, duke dhënë një formë përgjigjeje ndaj ankesave të përsëritura të Erdogan-it për mungesë mbështetjeje të vendeve evropiane përballë sulmeve të PKK-së.



Lajme të ngjashme