Turqia i jep jetë Afrikës duke hapur puse uji

Në 22 mars u festua Dita Botërore e Ujit. Pavarësisht punimeve të ndërgjegjësimit nga e gjithë bota, sot ende 1 miliardë njerëz e kanë të vështirë të gjejnë ujë të pastër të pijshëm.

Turqia i jep jetë Afrikës duke hapur puse uji

Sipas një besimi, një nga arsyet e daljes së turqve nga Azia Qendrore, ishte objektivi i treguar nga Oguz Khan “Më shumë det, më shumë bukuri". Parashtrohet se kjo objektivë u bë shkas që turqit të fillonin emigrimin e madh për të arritur tek deti. Ky pretendim ka një përqindje të lartë të së vërtetës. Sepse përgjithësisht pranohet se turqit emigruan për shkak të thatësirës që kishte filluar të ndjehej në Azinë Qendrore. Ai që kërkon të krijojë një civilizim dhe ta bëjë atë të jetojë duhet të arrijë tek uji. Uji është qytetërim...

Historia e emigrimit të turqve është prova që ata nuk dilnin nga fjala e liderit të madh Oguz Khan. Kështu komentohet edhe përpjekja e principatave otomane për të mbërritur në Egje, Mesdhe e Marmara. Turqia e kishin mësuar nga të parët e tyre se uji është qytetërim.

Ashtu si të gjitha civilizimet e mëdha edhe qytetërimet e krijuara prej turqve, kanë zënë vend në rezerva të mëdha të ujit. Turqit, civilizimin e krijuar nëpërmjet ujit, e kanë transportuar edhe në të gjitha vendet ku kanë mbisunduar. Në çdo vend që kanë ngadhënjyer ata kanë ndërtuar rrugët e ujit dhe çezma. Mendimi që mbizotëron në civilizimin e të parëve turq është i përbashkët për të gjitha begatitë e dhëna nga Allahu për të gjithë ata që jetojnë të njëjtës kupe qiellore.

Turqit mendojnë sikur uji i përdorë nga e gjithë bota është nxjerrë nga i njëjti pus. Sikurse të gjitha ato që konsumohen nga e tëra bota janë mbledhur nga e njëjta fushë e mbjellë. Me këtë perceptim, nëse vëllezërit në rruzullin tokësorë vuajnë për shkak të mungesës së këtyre begative, turqit vrapojnë për ti ndihmuar ata.

Në vitin 1993, Kombet e Bashkuara datën 22 mars e shpallën “Dita botërore e Ujit". Që nga ajo kanë kaluar 23 vjet. Çdo vit u hodhën në shesh disa projekte për rajonet që përjetojnë vështirësi për të pasur ujë. Kurse pika e arritur, e shpjeguar sipas shifrave të vetë Kombeve të Bashkuara është e dhimbshme. Në botë, mesatarisht 1 miliardë njerëz përjetojnë ende probleme për të gjetur ujë të pastër dhe ky problem sa vjen edhe përshkallëzohet. Rreth 2 milion njerëz, kryesisht fëmijë, humbin jetën për shkak të ujit të ndotur dhe pamjaftueshmërisë së infrastrukturës shëndetësore. Për shkaqe të tilla si ngrohja globale, ndotja e burimeve të ujit e rritja e paplanifikuar, kanë nxjerrë në shesh konceptit të “skamjes së ujit".

Por uji në sipërfaqen tokësore është i mjaftueshëm për të tërë. Mjafton që të sundojë vullneti për ndarjen e tij. Uji i shpërdoruar në rajonin e zhvilluar në botë, është i sasisë që i mjafton tërë Afrikës.

Turqia, ashtu si për të gjitha nevojat e tjera, vjen në ndihmë edhe të atyre që nuk mund të kenë ujë. Në vend që të presë një të ardhshme utopike si ajo e ndarja e ujit në mënyrë të barabartë, Turqia është vënë në veprim pothuajse në të gjithë Afrikën.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), me puset e ujit që hap në vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme, nuk le pa ujë vëllezërit e saj. Kurse në Azinë Qendrore dhe në Ballkan, duke përmirësuar sistemin e vaditjes, ndihmon në begatinë e vëllezërve në këto vende. Turqia i jep jetë qytetërimit.

Në Afrikë, për shkak të kushteve gjeografike, thatësirës së zgjatura për një kohë të gjatë, mungesës së infrastrukturës apo destabilitetit, miliona njerëz jetojnë në mungesë të ujit. TIKA, në bazë të parimeve të themelimit, sigurimin e ujit dhe ndihmat e zhvillimit të higjienës i ka shtritë pothuajse në të tërë Afrikën.

TIKA ka hapur gjithsej 578 puse uji në Afrikë, 64 në Mouritania, 10 në Senegal, 36 në Mali, 257 në Niger, 8 në Gambia, 74 në Burkina Faso, 10 në Kamerun, 35 në Sudan, 52 në Etiopi, 2 në Gabon e 5 në Malavi. Nga këto puse, çdo ditë miliona njerëz marrin ujë, pinë ujë dhe e përdorin atë për pastrim. Çdo ditë miliona njerëz, edhe pse nuk e shprehin me të folur ndjejnë në zemrën mirësinë e Turqisë dhe popullit turk.

Puset e ujit dhe punimet e infrastrukturës së ujit të pastër të zhvilluara nga TIKA jo vetëm në Afrikë por edhe në Lindjen e Mesme, i japin jetë miliona njerëzve por edhe natyrës.

Infrastrukturat e dëmtuara nga përleshjet në Bashkitë Beyt Lahiya, Deyr El-Balah, Han Yunus dhe Refah u restauruan nga TIKA. 15 puse uji dhe linja e ujësjellësit 22 kilometra e gjatë që u dëmtuan në Rripin e Gazës, u rehabilituan nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) si dhe u bënë punimet për grumbullimin e ujit të shiut dhe pastrimin e ujërave të zeza urbane. Gjithashtu në Gazë u ngritën 10 njësi të distilimit të ujit nga kripa dhe uji i pastër fillohet të vihet në shërbim të popullit. Në shërbim u vu gjithashtu edhe një rrjet autoboti që shpërndan ujë të pastër në mënyrë të rregullt në 340 shkolla. 600 mijë fëmijë, pastrohen çdo ditë me këtë ujë dhe luten për Turqinë. Ndërsa punimet e ujit që bëhen në Azinë Qendrore dhe në Ballkan, janë aq të mëdha se janë temë e një programi tjetër.

Po, uji është qytetërim. Populli turk ka dhjetëra vjet që punon që elementet e pazëvendësueshëm të qytetërimit të arrijnë pa problem tek vëllezërit e tyre. Duke bërë të gjitha këto, kanë vetëm një dëshirë, që vëllazëria dhe ndarja e begative me njëri-tjetrin të mbisundojë në botë.


Lajme të ngjashme