Samiti i Sigurisë Bërthamore filloi me darkën në Shtëpinë e Bardhë

Samiti i Sigurisë Bërthamore filloi në Uashington, kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Samiti i Sigurisë Bërthamore filloi me darkën në Shtëpinë e Bardhë

Në një periudhë kur sulmet terroriste janë në përshkallëzim dhe kur janë rritur kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut, liderët botërore, shtrojnë në tryezë temat e sigurisë globale.

Kryetarët e shteteve dhe qeverive nga mbi 50 vende, u takuan në Samitin e Sigurisë Bërthamore që ka për qëllim “marrjen nën mbrojtje të materialeve bërthamore".

Në samitin e rëndësishëm, Turqinë e përfaqëson Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Në agjendën e pjesëmarrësve qëndrojnë temat se si mund të pengohet aksesi në materialet bërthamore të organizatave terroriste si DAESH.

Në samit, do të shqyrtohen edhe tema të tilla si reduktimi i stoqeve të substancave radioaktive dhe se si mund të bëhen më të sigurta.

Ndër kapitujt e tjerë që do të shqyrtohen janë edhe përforcimi i rrjetit të përbërë nga organizata ndërkombëtare që punojnë me qëllim që të ofrojnë siguri bërthamore.

Samiti filloi me sarkën e shtruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama në nder të pjesëmarrësve në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe në mbledhjen Qendrën e Kongresit në Uashington, u shtruan në tryezë masat që do të merren në rang kombëtar dhe ndërkombëtar për zhvillimin e sigurisë bërthamore.

Rusia, për të cilën ndjehet shqetësimi i armatimit bërthamor dhe që po përjeton tension me Perëndimin, nuk merr pjesë në këtë Samit.

Ndërkaq edhe Pakistani që është një nga vendet më shumë prodhuese të armëve bërthamore, nuk merr pjesë në këtë Samit.



Lajme të ngjashme