Qeveria turke do të rindërtojë qytetet e shkatërruara nga PKK

Kryeministri Ahmet Davutollu sot viziton Diyarbakirit, provincën ku 7 policë ranë dëshmorë në sulmin e djeshëm të pabesë të terroristëve.

Qeveria turke do të rindërtojë qytetet e shkatërruara nga PKK

Fillimisht Kryeministri vizitoi Sur, ku kanë përfunduar operacionet për pastrimin e qytezës nga terrori. Këtu mbajti edhe një fjalim drejtuar banorëve të Surit.

“Sot ndërsa po vija për t'u takuar me ju në zemër bartja dashurinë për Diyarbakirin, por mesa duket disa e patën zili këtë takim. Dje shkëputën nga mesi ynë 7 zemra, 7 shpirtra", e filloi fjalën Davutollu.

“Për shkak të atyre qytetarët tanë ranë dëshmorë në Ankara, në Stamboll. Ata kujtuan se do të kishim frikë, nuk do të vinim dot këtu. Ndërkohë që ne flasim për vëllazërinë, flasim për afrimitet ata tentuan të mbjellin farërat e urrejtjes. Ne kemi besim tek njëri-tjetri", u shpreh Kryeministri Davutollu.

Pas fjalimit drejtuar popullit Kryeministri Ahmet Davutollu shëtiti në rrugët e Surit dhe bëri vizita dhe bisedoi me tregtarët.

Më pas Kryeministri zhvilloi një bashkëbisedim me emrat më të njohur të qytezës në hanin historik të Hasan Pashës. Në fjalën që mbajti këtu Davutollu tha se nuk do ta lënë qytezën në këtë gjendje të rrënuar nga terroristët.

“Nevojat e Silopit janë të ndryshme nga ato të Surit. Nevojat që ka Cizre dallojnë nga ato të Silopit. Po punojmë në mënyrë të ndarë për secilën nga këto qyteza të prekura nga terrori. Synimi ynë është më se e i qartë: të ruajmë njeriun, mjedisin, të normalizojmë jetën në përshtatje me përbërjen e kohës; t'u sigurojmë qytetarëve kushtet më të mira. Një plan që nuk është në gjendje të mbrojë njeriun, asnjë një projekt që nuk ka në fokus njeriun nuk mund të gjete zbatim në jetë, në të njëjtën mënyrë nuk mund të hyjë as në histori", tha Davutollu.

Kryeministri shtoi se ndërkohë që do të merren këto masa do të garantohen të drejtat e pronësisë, ndërsa tha se nuk do të hidhet asnjë hap pa marrë më parë pëlqimin e qytetarëve, duke garantuar shpërblimin e të gjitha dëmeve.



Lajme të ngjashme