Ekipi turk i ekspeditës shkencore sot mbërrin në Antarktidë

Një ekip i përberë nga mjekë, botanistë, inxhinierë të gjeodezisë dhe gjeologjisë, oqeanografë nga shtatë universitete turke sot do të mbërrijë në Antarktidë, ku do të qëndrojë deri më 15 prill.

Türk bilim insanları Antarktika-da araştırma yapacak2.jpg
Türk bilim insanları Antarktika-da araştırma yapacak3.jpg

Një ekip prej katërmbëdhjetë hulumtuesish turk të premten, do të mbërrijë në Antarktidë për një mision shkencor për të mësuar për ndikimet e ndryshimeve klimatike.

Ekipi përbëhet nga mjekë, botanistë, inxhinierë të gjeodezisë dhe gjeologjisë, oqeanografë nga shtatë universitete turke, dhe është planifikuar që të qëndrojnë në kontinentin jugor deri më 15 prill.

"Manfred Reinke, sekretar Ekzekutiv i Sekretariatit të Kartës së Antarktikut ia prezantoi skuadrës eksplorimin e fundit shkencor të kontinentit", thotë profesori Bajram Ozturk (Bayram Öztürk), kreu i ekipit hulumtues.

Bajram sqaron se kjo është hera e parë që Turqia organizon ekspedita shkencore në Antarktidë.



Lajme të ngjashme