Sektori turk i veshjeve të gatshme synon 17,5 miliardë $ eksporte

Përfaqësuesit e sektorit të veshjeve të gatshme në Turqi synojnë që në vitin 2016 të realizojnë më shumë se 17,5 miliardë dollarë eksporte, ndërsa në rast të përmirësimit të faktorëve rajonalë eksportet mund të jenë mbi 20 miliardë dollarë.

Hazır giyim_mağaza.jpg
gelinlik ihracaatı.jpg

Vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë kërkesa ndaj Turqisë për veshjet e gatshme.

Përfaqësuesit e këtij sektori shpresojnë që të realizojnë këtë vit një rritje me 5-6% të eksporteve dhe një rritje 8-9% në tregun e brendshëm të veshjeve të gatshme.

Synimi i sektorit është që në vitin 2016 të realizojë më shumë se 17,5 miliardë dollarë eksport.

Në rast të përmirësimit të faktorëve rajonale objektivi i eksporteve mund të kapërcejë të 20 miliardë dollarët.


Lajme të ngjashme