Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqi – Vriten 28 terroristë të tjerë të PKK

Në zona të ndryshme të Turqisë vazhdojnë operacionet kundër organizatës terroriste separatiste PKK.

Turqi – Vriten 28 terroristë të tjerë të PKK

1 polic ka rënë dëshmor në operacionet kundër organizatës terroriste PKK në provincën e Sirnakut.

Vazhdojnë operacionet që njësitë e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe të Policisë kanë filluar në qendër të qytetit në 14 mars pas shpalljes së ndalimqarkullimit me qëllim kapjen e pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK, mbylljen e gropave të minuara me eksplozivë surprizë, heqjen e barrikadave dhe garantimin e jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

Operacionet janë intensifikuar në lagjen Dicle të qytetit, ku pati edhe shkëmbim zjarr ndërmjet terroristëve dhe forcave të sigurisë.

Një polic i forcave speciale i plagosur në kokë gjatë operacionit nuk arriti të mbijetojë të gjitha ndërhyrjeve që iu bënë në spital dhe ra dëshmor.

Ndërkaq 7 persona të tjerë janë vënë në pranga në operacionin e kryer në qytezën Gerxhysh (Gercüş) të Batmanit me qëllim kapjen e të dyshuarve “për ndihmë dhe strehim të organizatës terroriste PKK, anëtarësim në një organizatë terroriste, grumbullimin e parave në emër të organizatës, sigurimi organizatës armatim dhe mbështetje logjistike".

Gjatë operacionit janë kapur një sasi e madhe armësh dhe municioni, ndërkohë vazhdojnë punimet për kapjen e dy të dyshuarve të tjerë.

Kurse në lagjen Sulltagazi të Stambollit policia ka bërë një operacion me mbështetje edhe nga ajri me helikopter dhe janë kontrolluar zyrat e një reviste. Edhe në këtë operacion janë arrestuar disa persona të dyshuar.

Ndërkaq Shtatmadhoria turke ka njoftuar asgjësimin e 28 terroristëve në operacionet që vazhdojnë kundër organizatës terroriste PKK në Mardin, Sirnak dhe Hakkari.​​



Lajme të ngjashme