Delegacioni ushtarak rus për inspektime në Izmir

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Numan Kurtulmus, duke nënvizuar se Turqia dhe Rusia janë dy vende që kanë bashkëpunim në shumë fusha tha: “As Rusia nuk sakrifikon Turqinë dhe as Turqia nuk sakrifikon Rusinë".

Delegacioni ushtarak rus për inspektime në Izmir

Numan Kurtulmus dha një konferencë për shtyp pas mbledhjes që Këshillit të Ministrave të kryesuar nga Kryeministri Ahmet Davutoglu.

Ai rikujtoi se një delegacion i ushtrisë ruse do të zhvillojë një vizitë në Turqi dhe shtoi: “Me rrëzimin e avionit rus që shkeli kufirin në 24 nëntor, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve u tensionuan. Me çdo rast, marrëdhëniet u munduan të vazhdohen. As Rusia nuk sakrifikon Turqinë dhe as Turqia nuk sakrifikon Rusinë. 2 vende që prej shumë vitesh kanë marrëdhënie të afërta fqinjësore me njëra tjetrën, që kanë marrëdhënie bashkëpunimi në shumë fusha pavarësisht konkurrencës, 2 vende që kanë bashkëpunim ekonomik nuk mund të ndërpresin lehtësisht marrëdhëniet e tyre me pretekstin e krizës. Ne këtë e thamë që në fillim dhe bëmë çfarë kishim në dorë për të ulur tensionin".

Ashtu siç dihet, në kuadër të punimeve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), delegacioni ushtarak rus me tre persona do të vijë në Turqi. Delegacioni, në kuadër të vizitës që do të vazhdojë deri në 30 mars do të zhvillojë hulumtime në Brigadën Amfibe Detare të Këmbësorisë e vendosur në Foça të Izmirit.

Delegacioni ushtarak rus do të shoqërohet nga 3 oficerë, personel i Shtatmadhorisë së Turqisë.



Lajme të ngjashme