Belgjikë - Hapet sërisht tenda terroriste e PKK-së në Bruksel

Belgjika ka lejuar sërish organizatën terroriste dhe separatiste, PKK, që të ngrejë tendë menjëherë pas selisë së Komisionit Evropian.

Belgjikë - Hapet sërisht tenda terroriste e PKK-së në Bruksel

Tenda në fjalë, e cila u hoq pas sulmeve terroriste në Bruksel, sot është hapur përsëri.

Mësohet se për këtë tendë terroriste, që duket pak më e vogël sesa ajo e mëparshmja, është marrë leje nga autoritetet belge.

Përreth tendës janë vendosur edhe disa paçavure, që simbolizojnë organizatën terroriste.

Lejimi i organizatës terroriste, PKK, për të ngritur një tendë të tillë propaganduese, kishte ngjallur reagimin e ashpër të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe të elitës politike turke.



Lajme të ngjashme