Ndikimi i "Rrjedhës Turke" në marrëdhëniet turko-ruse

"Marrëdhëniet politike Rusi- BE dhe Rusi-Turqi, si dhe dispozitat ligjore të BE-së dhe çmimet e gazit dhe të naftës në tregjet globale nuk inkurajojnë projektin 'Rrjedha Turke'" thotë Tatiana Romanova nga Universiteti Shtetëror i Shën Petërburgut.

Türk Akımı inşaat.jpg
türk akımı.jpg

Infrastruktura e gazit siç është projekti i tubacionit “Rrjedha Turke” në teori mund të paraqesë një mënyrë për të ndërtuar besimin mes Turqisë dhe Rusisë tha Tatiana Romanova, pedagoge në Degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Shtetëror të Shën Petërburgut.

"Sidoqoftë, marrëdhëniet politike Rusi- BE dhe Rusi-Turqi, si dhe dispozitat ligjore të BE-së dhe çmimet e gazit dhe të naftës në tregjet globale nuk inkurajojnë projektin "Rrjedha Turke" tha Romanova sipas së cilës as Gazpromi nuk ka resurset e nevojshme për një gjë të tillë.

Romanova deklaroi se projekti mund të betonojë marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe Rusisë, por ka shtuar se aktualisht asnjëra nga palët nuk janë afër realizimit të këtij projekti.

- "A ka besim Turqia tek Rusia?"-

Eksperti për Rusinë në Institutin Suedez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ingmar Oldberg, thotë se projekti paraardhës i "Rrjedhës Turke", "Rrjedha e Jugut" është i vdekur nga shkaku i rezistimit të BE-së, sepse Rusia kishte vendosur të përdorë infrastrukturën e tubacionit të vendosur "Rrjedha Veriore" dhe që kalonte për shumë vite përmes Ukrainës në Evropë.

"Mendoj se 'Rrjedha Turke' është tërësisht e varur nga marrëdhëniet politike mes Turqisë dhe Rusisë" tha Oldberg për të shtuar se çështja kryesore është nëse Turqia i beson akoma Rusisë.

Oldberg tha më tej se lëvizja e Rusisë për t'u tërhequr nga Siria mundëson ringjallje të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Moskës.

Sipas tij, nëse marrëdhëniet mbesin të acaruara, Turqia do të detyrohet të shohë alternativa të tjera që përmes furnizimeve nga Irani të rieksportojë në Evropë.


Fjalët Kyçe: Rryma Turke

Lajme të ngjashme