Erdogan: Nuk e kuptoj dot lirinë e shenjtërimit, ligjësimit të terrorit

Presidenti Erdoan gjatë vizitës që bëri në Komandën e Kolegjeve të Luftës në Stamboll tha se lufta kundër terrorit do të vazhdojë me vendosmëri.

Erdogan: Nuk e kuptoj dot lirinë e shenjtërimit, ligjësimit të terrorit

I shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Ismet Jëllmaz (İsmet Yılmaz), Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri një vizitë në Komandën e Kolegjeve të Luftës në Stamboll.

Në fjalën që mbajti këtu Erdoan tha se gjatë operacioneve antiterroriste, që vazhdojnë, kanë rënë dëshmorë 355 punonjës të sigurisë (215 ushtarakë, 133 policë dhe 7 roje fshati), ndërsa janë asgjësuar 5 mijë e 359 terroristë.

“Gjaku i dëshmorëve nuk është derdhur kot. E kemi fituar sërish rajonin dhe banorët e tij", u shpreh kreu i shtetit turk.

Erdoan u ankua për ata që mbështesin terrorizmin dhe tha: “Nuk arrij ta kuptoj në asnjë mënyrë lirinë për ta bekuar, shenjtëruar dhe treguar si një veprim legjitim terrorin."

Në fjalën e tij, Erdoan u ndal edhe në zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme. “Nuk e kemi të drejtën që të heshtim ndaj atyre që ndodhin në asnjërën prej hapësirave gjeografike, me të cilat kemi lidhje të përzemërta", nënvizoi ai.



Lajme të ngjashme