Turqi-Masat e shtuara të sigurisë në aeroportin Ataturk të Stambollit

Pas sulmeve të terrorit në qytetet turke janë shtuar edhe masat e sigurisë në vendet kyçe.

Turqi-Masat e shtuara të sigurisë në aeroportin Ataturk të Stambollit

Pas sulmeve terroriste të cilat kohët e fundit kishin në shënjestër qytetet turke Ankaranë dhe Stambollin, janë shtuar dukshëm masat e sigurisë në Aeroportin Ataturk të Stambollit.

Bëhet e ditur se në aeroportin Ataturk është forcuar sinjali në pajisjet x-ray, dhe se po kryhen kontrolle të detajuara ndaj pasagjerëve.

Përveç rritjes së kontrollit në aeroport, policia po legjitimon udhëtarët që hyjnë në metro e që udhëtojnë në drejtim të qendrës së qytetit.



Lajme të ngjashme