Erdogan: Anëtarësimi në BE nuk ka lidhje me kriteret

"Në krahasim me vendet e anëtarësuara në 10 vitet e fundit, Turqia është në pritje prej vitit 1959", -ka thënë Erdogan.

Erdogan: Anëtarësimi në BE nuk ka lidhje me kriteret

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Kongresin e Këshillit të Biznesit Botëror-Turk mbajti edhe një fjalim ku ndër të tjera vlerësoi zhvillimet e fundit.

"Ashtu siç nuk ka njollë të kolonializmit në të kaluarën tonë, ne si popull nuk mund të durojmë këtë psikologji. Me të vërtetë brengosemi kur hasim komunitete në rajone të ndryshme të botës, të cilët janë në vështirësi nga gjendja e të qenurit të kolonizuar. Madje këto janë komunitete të cilët në të kaluarën e tyre kanë themeluar qytetërime të ndritshme dhe të pasura. Në rast se këta njerëz do të ruajnë origjinalitetin e tyre, të mund të përdorin pasuritë të cilat i posedojnë për vete, mund të jenë shumë larg nga situata ku ndodhen aktualisht. Për këtë shkak ku do qoftë që të jetojmë, çfarë do që të punojmë, si do që të edukohemi nuk do të heqim dorë nga të qenurit vetvetja, për sa i përket vlerave tona kombëtare dhe shpirtërore", theksoi presidenti turk Erdoğan.

- "E kuptoni shumë mirë që çështja nuk ka të bëjë me kriteret"

Erdoğan duke shtuar pyetjen se “A mund të ndryshojnë në një çast natyra dhe drejtimi i zhvillimeve në Siri që shpjegohen me dinamizmin e ngjarjeve në rajon?" në vijim të fjalës së tij tha: "Me sa duket duhet të jesh i verbër që të mos vëresh qëllimet, synimet dhe lojërat të cilat luhen me justifikimin e luftës kundër DAESH-it. Shqetësimet e atyre të cilët e përqafojnë dhe bashkëpunojnë me organizatën separatiste terroriste nuk janë vetë terroristët të cilët mbjellin helm nga të gjitha anët. E kuptojmë shumë mirë se çështja nuk është në lidhje me kriteret, kur shikojmë ata të cilët, vendin tonë e lënë të presë në dyert e Bashkimit Evropian që nga viti 1959 dhe vendet e anëtarësuara në 10 vitet e fundit".



Lajme të ngjashme