Davutoglu: Biznesmenët turq duan të investojnë në Jordani

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) ndodhet për një vizitë zyrtare në Jordani.

Davutoglu: Biznesmenët turq duan të investojnë në Jordani
davutoğlu ürdün3.jpg

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) ndodhet për një vizitë zyrtare në Jordani.

Ndalesa e parë e Kryeministrit Davutollu ishte godina e Kryeministrisë.

Për Kryeministrin Davutollu u organizua një ceremoni zyrtare e pritjes.

Në pritje të Davutollus ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Jordanisë, Abdullah Ensour.

Në kuadër të vizitës së tij në Jordani, Kryeministri Davutollu u taku me homologun e tij jordanez Abdullah Ensour dhe delegacionin e tij.

Gjatë takimit u bisedua posaçërisht në lidhje me projektet për rritjen e vëllimit tregtar mes dy vendeve.

Në këtë takim, ku u bisedua në mënyrë gjithëpërfshirëse edhe mbi mundësitë e bashkëpunimit me Jordaninë, Kryeministri Davutollu preku edhe në rëndësinë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të nënshkruar në vitin 2009 mes dy vendeve.

Davutollu tha se në saje të kësaj marrëveshjeje vëllimi tregtar mes dy vendeve u dyfishua dhe arriti në 1 miliardë dollarë.

Duke e bëtë të ditur se investitorët turq duan të bëjnë më shumë investime në Jordani, Davutollu tha se problemi kryesor është transporti.

Në këtë kuadër kryeministri tha që për shkak të problemeve që jetohen në rajon të ngjashme me ato të Sirisë, dëshirojnë që krahas transportit rrugor të kalojnë në transport detar.

Në fund të mbledhjes Davutollu dhe homologu i tij Ensour organizuan një konferencë për shtyp.

Duke prekur në zhvillimet rajonale Davutollu tha se me Jordanin janë duke bashkëpunuar për ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut dhe Sirisë.

“Pozita gjeografike e Turqisë dhe Jordanisë janë shumë të ngjashme, ne jemi dy vende fqinje shumë kritike në rajonin tonë. Refugjatët irakianë dhe sirianë migrojnë në këto Turqi dhe Jordani. Ne bëjmë përpjekje për të gjetur një zgjidhje pozitive krizës humanitare. Organizatat terroriste si DAESH, PYD, YPG janë duke e destabilizuar rajonin. Shpresojmë që në fund të punimeve do të vendoset edhe stabiliteti në rajon. Krahas kësaj jemi krah për krah kundër terrorit të DAESH-it, gjithashtu jemi bashkë në Siri dhe Irak. Ne dëshirojmë ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut dhe Sirisë dhe vendosjen e stabilitetit në rajon", - ka thënë Davutollu.



Lajme të ngjashme