MPJ e Turqisë: Burimet natyrore të Qipros janë të përbashkëta

Turqia ka reaguar ndaj tenderit të tretë ndërkombëtar të udhëheqjes së Qipros së Jugut për kërkimin e hidrokarbonit.

MPJ e Turqisë: Burimet natyrore të Qipros janë të përbashkëta

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet: “Sjellja e palës greko-qipriote si zotëruesi i vetëm i Ishullit, shkakton shqetësim tek të gjitha palët e interesuara. Në një periudhë kur negociatat e Qipros kanë arritur në një fazë kritike, vendimi i Qipros së Jugut për zhvillimin e tenderit shpërfill interesin dhe të drejtën e barazisë së burimeve natyrore të palës turke".

Në deklaratën ku bëhet e ditur gjithashtu se shkelen edhe të drejtat e burimeve të hapësirës kontinentale në rajon, deklarohej se “Turqia nuk do të lejojë në asnjë mënyrë aktivitetet e kërkimit të hidrokarbonit të kompanive të huaja pa lejen e saj në zonën ku ajo ka të drejtën detare".



Lajme të ngjashme