Ushtria turke trajnon trupat e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjeneral Rrahman Rama dhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, vizituan sot kazermën e FSK-së “Ushtarët e NATO-s’’ në Istog.

harbiyeli kosovalı kız öğrenci liridona baftijari.jpg
kosova güvenlik kuvvetleri2.jpg
priştine büyükelçisi kıvılcım kılıç.jpg
Songul Ozan - Rrahman Rama.jpg

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral Rrahman Rama dhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, morën pjesë në ceremoninë e certifikimit të trajnimit “Mbështetje dhe lëvizje taktike me automjetet e blinduara Kobra'', të mbajtur nga ushtarakë të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Me këtë rast komandanti i FSK-së, Rama, tha se njohuritë dhe shkathtësitë e fituara nga temat dhe stërvitjet e këtij trajnimi, të ofruara nga specialistët turq, do të shërbejnë për ngritjen profesionale të pjesëtarëve të Batalionit të dytë të Brigadës për reagim të Shpejtë si dhe do të ndikojnë në kapacitetet operuese të Njësisë.

Komandanti i FSK-së u shpreh se “Forca e Sigurisë së Kosovës ka standardizuar këto automjete të blinduara, pra blindat e tipit “Kobra” dhe se trajnimi për mirëmbajtje, drejtim dhe lëvizje taktike me këto autoblinda është domosdoshmëri dhe se këtë trajnim duhet zhvilluar edhe në të ardhmen edhe në njësitë e tjera”.

Ambasadorja Kiliç tha se shteti turk është i përkushtuar që të mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës me shkollime dhe trajnime edhe në të ardhmen.



Lajme të ngjashme