3 dëshmorë dhe 24 të plagosur në sulmin me autobombë

Si pasojë e sulmit me autobombë të terroristëve të organizatës terroriste PKK ndaj Pikës së Xhandarmërisë Mermer që gjendet mbi rrugën tokësore Diyarbakir-Bingol, ranë dëshmorë 3 ushtarë dhe u plagosën 24 të tjerë.

3 dëshmorë dhe 24 të plagosur në sulmin me autobombë

Sulmi ndodhi mbrëmë në orën 21.10. Pas shpërthimit të fuqishëm, terroristët hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë.

Pas kundërpërgjigjes së menjëhershme të ushtarëve, u përjetuan përleshje.

Në vendngjarje, nga Diyarbakiri u dërguan ambulanca të cilat kryen ndërhyrjen e parë ndaj ushtarëve të plagosur.

Të plagosurit u dërguan për kurim në Spitalin Ushtarak të Diyarbakirit ndërsa në vendngjarje u dërguan përforcime.

Pas sulmit, rruga tokësore Diyarbakir-Bingol u mbyll për trafikun.


Fjalët Kyçe: Diyarbakir , Bingol , dëshmorë

Lajme të ngjashme