Shqipëri - Biznesi turk diskuton zhvillimin e investimeve të huaja direkte

Një delegacion turk, i kryesuar nga presidenti i Këshillit të Biznesit Turqi-Shqipëri, Mehmet Usta, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë me qëllim identifikimin e rrugëve për investime në sektorë strategjikë.

Shqipëri - Biznesi turk diskuton zhvillimin e investimeve të huaja direkte

Delegacioni turk zhvilloi takime me ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, si dhe kreun e Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve, Genti Beqiri. Po ashtu, pjesë e tryezës së takimit ishin edhe përfaqëues të biznesit shqiptar.

Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, gjatë këtij takimi delegacioni turk, i përfaqësuar nga 8 biznese në sektorë të ndryshëm, diskutoi mundësitë për zhvillimin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri dhe njëkohësisht të promovojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve.

Turqia u rendit në muajin dhjetor të vitit 2015 partneri i dytë tregtar i Shqipërisë duke zënë 7,4% të totalit të vëllimit tregtar. Eksportet në vitin 2015 drejt Turqisë arritën në 6,943 milionë lekë, ndërsa importet 43,707 milionë lekë.



Lajme të ngjashme