Turqi – Operacione ajrore kundër kampeve të PKK brenda dhe jashtë vendit

Shtatmadhoria turke ka deklaruar se kundër kampeve të organizatës terroriste separatiste PKK, si brenda vendit ashtu edhe në veri të Irakut, janë realizuar operacione ajrore.

Turqi – Operacione ajrore kundër kampeve të PKK brenda dhe jashtë vendit

Bëhet e ditur se vendstrehimet dhe kampet e organizatës që ishin identifikuar më parë në zonën rurale të nënprefekturës Semdinli të Hakkarit janë shkatërruar në operacionet e djeshme ajrore.

Kurse sot ushtria turke ka marrë në shënjestër pozicionet e terroristëve në zonën Hakurk që gjendet në veri të Irakut.

Gjatë bombardimeve janë goditur me 13 mjete fluturimi pa pilotë depo municioni dhe strehime të organizatës.

Ndërkaq në operacionet e forcave të sigurisë brenda vendit janë neutralizuar 26 terroristë (8 në qytezën Yüksekova të Hakkarit, 9 në Sirnak dhe 9 në qytezën Nusaybin të Mardinit).

Deri më sot në operacionet që vazhdojnë në këto tre provinca janë asgjësuar gjithsej 169 terroristë si dhe është kapur një sasi e madhe municioni.

Ndërsa gjatë kontrollit rutinë në rrugë në qytezën Ceylanpınar të Sanliurfës janë arrestuar 6 terroristë me shtetësi të huaj, anëtarë këta të PKK-së dhe PYD-së.



Lajme të ngjashme