Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan: Belgjikën e kishim paralajmëruar për një nga autorët e sulmeve

Presidenti Erdogan në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin e Rumanisë, i cili ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare, tha se autoritetet belge i kishin paralajmëruar për njërin nga autorët e sulmeve të fundit në Bruksel.

Erdogan: Belgjikën e kishim paralajmëruar për një nga autorët e sulmeve

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se një nga autorët e akteve terroriste në Bruksel ishte deportuar qershorin e kaluar nga Turqia.

“Ne i paralajmëruam autoritet belge në lidhje me këtë person, por nuk arritën të përcaktojnë lidhjen e tij me terrorin", u shpreh Erdoan.

Erdoan mbajti një konferencë të përbashkët me Presidentin e Rumanisë, i cili gjendet në Turqi për një vizitë zyrtare.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve Erdoan tha se një person i përzier në sulmet e Brukselit në muaj qershor të vitit të kaluar është deportuar nga provinca juglindore e Gaziantepit.

Edhe burimet e ministrisë së jashtme turke njoftuan se personi për të cilin foli Erdoani është Ibrahim Al Bakraoui, i kërkuar si i dyshuari i tretë i sulmeve në Belgjikë.



Lajme të ngjashme