Davutoglu: Pas sulmeve në Turqi dhe Evropë qëndron politika e gabuar e Perëndimit ndaj Sirisë

Për fat të keq pas këtyre sulmeve të shëmtuara që kanë ndodhur në Turqi dhe Europë qëndron politika e gabuar e Perëndimit dhe ajo ndërkombëtare ndaj Sirisë, ka thënë Davutollu të mërkurën në një mbledhje të partisë së tij.

Davutoglu: Pas sulmeve në Turqi dhe Evropë qëndron politika e gabuar e Perëndimit ndaj Sirisë

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu), në fjalimin që mbajti të mërkurën në një mbledhje në Ankara me kryetarët e degëve të Partisë për Drejtësi tha se, "Për fat të keq pas këtyre sulmeve të shëmtuara që kanë ndodhur në Turqi dhe Europë qëndron politika e gabuar e Perëndimit dhe ajo ndërkombëtare ndaj Sirisë.

Iu bëj thirrje të gjitha vendeve perëndimore, të cilat llastojnë PYD-në. Nëse miqtë tanë perëndimorë nuk veprojnë bashkë me ne sot dhe nuk bëhet një luftë e vendosur kundër terrorizmit atëherë ata, që për ne janë armiq si PKK dhe PYD nesër bashkohen me DAESH-in dhe sulmojnë së bashku Turqinë dhe Evropën", ka theksuar Kryeministri Davutollu.



Lajme të ngjashme