Albayrak: Model i ri dhe i shpejtë për investimet energjetike në Turqi

Ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, deklaroi se janë duke punuar mbi një model të ri për të siguruar energjinë, për të cilën Turqia ka nevojë, në mënyrë optimale, më të shpejtë dhe më pak të kushtueshme.

Albayrak: Model i ri dhe i shpejtë për investimet energjetike në Turqi

I ndodhur në Kinë për bisedime me kompani gjigante në fushën e energjisë bërthamore dhe të riciklueshme, Berat Albayrak tërhoqi vëmendjen mbi gamën e gjerë të pasurive të Turqisë, ku përmendi veçanërisht fushat e shfrytëzueshme të qymyrit, energjinë eolike dhe atë diellore; ndërsa njoftoi se rritje është regjistruar edhe në kapacitetin e prodhimit të elektricitetit.

“Turqia ka nevojë për më tepër fuqi të instaluar. Ne duhet të ndërtojmë brenda 10 viteve kapacitete të reja prej 50 mijë megavatesh. Gjatë kësaj periudhe, në rend të ditës do të ngrihen investime me vlerë 100 miliardë dollarë”, theksoi ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore në një prononcim për TRT-në.



Lajme të ngjashme