Kurtulmus: Qeveria vazhdon të hedhë me shpejtësi hapat e duhura

Zëvendëskryeiministri dhe zëdhënësi i qeverisë Numan Kurtulmus tha se sulmet terroriste kanë për qëllim të paralizojnë vendin dhe ta kthejnë atë në një vend të pa udhëhequr ashtu si vendet përreth saj.

Kurtulmus: Qeveria vazhdon të hedhë me shpejtësi hapat e duhura

“Ndaj terrorit që kërkon që populli të mbyllet në vetvete dhe të mbajë larg nga vullneti qeverinë dhe shtetin, do të qëndrojmë të gjithë të bashkuara dhe as që nuk do mësohemi me terrorin dhe as nuk do të kemi frikë prej ti, ne nuk do të gjunjëzohemi” tha Kurtulmus.

Këshilli i Ministrave u mblodh dje nën kryesinë e Kryeministrit Ahmet Davutoglu në Pallatin Çankaya.

Zëvendëskryeiministri dhe zëdhënësi i qeverisë Numan Kurtulmus në deklaratën për shtyp të zhvilluar gjatë kohës që vazhdonte mbledhja, vlerësoi rendin e ditës.

Ai bëri të ditur se qeveria do të vazhdojë të hedhë me shpejtësi hapat e duhura kundër terrorit kurse në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian u shpreh se këto kohët e fundit janë përshpejtuar.

Në lidhje me vendimet e marra në samitin e fundit të zhvilluar me Unionin, në 4 prill do të fillojë ripranimi i emigrantëve dhe për këtë do të zbatohet rregulli “një për një”.

“Turqia për çdo emigrantë që do të marrë nga ishujt grekë, do të dërgojë një emigrantë të regjistruar në Evropë. Si rrjedhojë, Turqia nuk do të përballet me një barrë të shtuar emigrantësh” tha Kurtulmus.

Pyetjes nëse emigrantëve në Turqi do tu jepet ose jo nënshtetësia, Kurtulmus ju përgjigj me fjalët: “Në Turqi ka 2 milion e 700 mijë emigrantë sirianë. Si rrjedhojë nuk ka asnjë punim për ti dhënë atyre nënshtetësi. Por për ata që kanë mundësinë e punës cilësore, kemi nxjerrë dhe do të nxjerrim leje pune. Përveç kësaj, mbase për disa mund të zhvillohen punime për leje qëndrimi”.

Ai theksoi gjithashtu se qeveria ka përfunduar punimet për paketën e re të reformës. Projektrezoluta prej 52 pikësh që do ti dërgohet Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, përmban rregullime në jetën e punës, sigurimet sociale dhe në fushën e arsimit.



Lajme të ngjashme