Cameron: Turqia është vend i sigurt

Do të ishte ofendim për turqit të thuash që Turqia, një vend që mirëpret sot 2,6 milionë njerëz të larguar nga Siria, nuk është vend i sigurt, tha Kryeministri i Anglisë, David Cameron.

Cameron: Turqia është vend i sigurt

David Cameron iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në Dhomën e Komuneve, dhoma e ulët e parlamentit britanik në lidhje me marrëveshjen e arritur në bisedimet që vazhdojnë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian dhe zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

Kur në diskutime u fol për pretendimet e Organizatës Ndërkombëtare të Amnistisë sipas të cilave “Turqia nuk është një vend i sigurt për refugjatët, Cameron tha se nuk do të ishte e drejtë të thuash një diçka të tillë.

“Të thuash që Turqia nuk është një vend i sigurt për refugjatët, ndërkohë që ajo mirëpret në tokat e saj 2,6 milionë njerëz të larguar nga Siria, do të ishte një ofendim për turqit", tha Cameron.

I pyetur për 3 miliardë eurot që do ti jepen Turqisë në kuadër të marrëveshjes", David Cameron tha: “këto dërgohen për t'u shpenzuar për sirianët e strehuar në Turqi".


Lajme të ngjashme