Treguesi i besimit të konsumatorëve turq rritet me 0,5% në mars 2016

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi treguesin e besimit të konsumatorëve për marsin 2016.

Treguesi i besimit të konsumatorëve turq rritet me 0,5% në mars 2016

Sipas të dhënave të përllogaritura në bazë të rezultateve të anketës për tendencën e konsumatorëve, përgatitur nga TUIK dhe Banka Qendrore e Republikës së Turqisë, indeksi i besimit të konsumatorëve në mars është rritur me 0,5% në krahasim me një muaj më parë. Ky tregues është rritur në nivelin e 67 pikëve në mars, nga 66,64 pikë që ishte në muajin shkurt.

Ndërsa indeksi i pritjes së gjendjes financiare të familjes është rritur me 0,5% krahasuar me shkurtin. Ky tregues është rritur në 89,77 pikë në mars, nga 89,31 pikë që ishte një muaj më parë.

Indeksi i pritjes për situatën e përgjithshme ekonomike ka shënuar një rënie me 0,7% në mars duke u reduktuar në nivelin e 89,41 pikëve, nga 90,03 pikë që ishte në shkurt.

Treguesi i pritjes së numrit të qytetarëve të papunë është rritur me 2,5% në krahasim me muajin e kaluar duke kapur nivelin e 67,80 pikëve.

Rënie ka pësuar edhe indeksi i probabilitetit për kursime, i cili është realizuar në nivelin e 21,01 pikëve, nga 21,05 që ishte në shkurt, për një reduktim të përgjithshëm prej 0,2%.



Lajme të ngjashme