Koment - Masat e sigurisë dhe respektimi i lirive në Turqi

Për të neutralizuar këtë formë të re të terrorit, me të cilën ballafaqohet sot Turqia, nuk mjafton vetëm zhvillimi i aftësive luftuese, njëherësh ka nevojë edhe për një mendim të ri në fushën konceptuale.

ankara saldırı-gg.jpg

Koncepti për të cilin ka më shumë reagime ndaj masave të “sigurisë" që merren kundër ngjarjeve terroriste që ndodhin sot në hapësira të ndryshme gjeografike të botës është ai i “lirisë".

Ndërkohë ka edhe nga ata që nuk janë dakord që çështja të trajtohet në kuadër të një dileme të tillë, sepse liria nuk është një çështje e diskutueshme në varësi të ndonjë kushti. Ekziston një shprehje e famshme që i atribuohet Musolinit: “Doni bukë, apo liri?"

Një thënie e tillë na detyron që të përzgjedhim njërën prej dy çështjeve jetësore për njeriun. Si rrjedhim një shprehje e tillë ndërton edhe një mendim fashist.

Sepse kjo fjali përmban një qasje që kërcënon mundësitë për të thënë që “duam edhe lirinë, edhe sigurinë".

Dhuna dhe terrori me mundësitë që kanë siguruar demokracia sot duan të krijojnë në vend një kaos serioz.

Atëherë çfarë duhet bërë, të pezullojmë demokracinë?

Natyrisht që kemi të bëjmë me një situatë që e kërkon bërjen e një diçkaje dhe duhet patjetër që të sigurohet funksionimi i demokracisë.

Vetëm çdo ditë shtrohet pyetja: 'si mund ti marrim nën kontroll elementët e dhunës që duan të abuzojnë me klimën demokratike?'

Në fakt një pyetje e tillë është një nga dilemat më të vjetra të botës moderne.

Nuk është edhe aq e lehtë sa mendohet që nga njëra anë të sigurosh mundësi për lirinë e shprehjes dhe organizimit e tubimit dhe nga ana tjetër të marrësh nën kontroll ideologjitë që përmbajnë dhunë.

Çështja që theksojnë më shumë liberalët është që shteti duhet të marrë masat e duhura dhe të bëjë seleksionimin e atyre që përdorin dhunën.

Nuk ka dyshim që ky krijim logjik është i drejtë dhe me vend.

Pasi nuk mendoj se ka ndonjë problem për ti thënë “Po" lirisë së shprehjes dhe “Jo" përdorimit të dhunës.

Për mendimin tim problemi më i rëndësishëm i ditëve të sotme ka të bëjë me përmbajtjen dhe aludimet e këtyre dy koncepteve. Duhet të vendoset se çfarë përfshin liria, ose çfarë nënkuptohet me liri.

Logjika e ndërtuar mbi retorikën e një lirie të panjohur nga asnjë, që është imagjinare dhe që nuk është e qartë në aspektin e përmbajtjes, nuk është në gjendje të bëjë dallimin ndërmjet strukturave që përmbajnë dhe nuk përmbajnë elemente dhune para se të realizohet akti i dhunës.

Është e pamundur të mos jesh kureshtar se çfarë përfshin në vetvete liria në një mjedis ku organizata terroriste ndjek strategjinë e një aktiviteti të përgjakshëm kundër të gjithë elementëve njerëzorë dhe shoqërorë, përfshi këtu edhe autoritetin publik.

Në lidhje me këtë çështje Turqia nuk mund ti referohet të dhënave ontologjike të një shoqërie tjetër, apo përkufizimit të lirisë, të bërë duke u mbështetur në të dhënat kulturore të një shoqërie tjetër.

Koncepti i lirisë, që siç thuhet është përkufizuar sipas kritereve universale, përse nuk ka për ne në asnjë mënyrë një ndikim ngjeshës në esencën tonë?

Sepse përballë kemi një koncept “lirie", përmbajtja e të cilit është e përcaktuar plotësisht me kode kulturore.

Turqia përballet me një formë të re të terrorit. Për të neutralizuar këtë formë të re dhune, me të cilën ballafaqohet Turqia, nuk mjafton vetëm zhvillimi i aftësive luftuese. Njëkohësisht ka nevojë që ajo të mbërthejë edhe një mendim të ri në fushën konceptuale.

Në veçanti duhen vlerësuar së bashku kushtet historike dhe problemet shoqërore, me të cilat përballet vendi sot. Në këtë aspekt Turqisë i duhet të rimbushë përmbajtjen e koncepteve aktuale sociologjike.

Ajo që duhet bërë ndoshta është rinovimi i përkufizimit të lirisë. Ndoshta nuk është e lehtë për të qartësuar se për cilën liri bëhet fjalë, vetëm se mjegullimi i një çështjeje me rëndësi jetike nuk kërcënon vetëm sigurinë fizike, por edhe sigurinë dhe shëndetin mendor.

Pasi atëherë kur nuk jemi të sigurt në aspektin mendor dhe intelektual, atëherë ajo që lëndohet më shumë është drejtësia, ligji. Është e njohur historia e Hazretit Daut: “Dy vëllezër që ishin në grindje me njëri-tjetrin shkojnë një ditë tek Hazreti Daut dhe njëri prej tyre fillon e flet: 'ky është vëllai im. Ai ka 99 dele, kurse unë kam vetëm 1. Ai më thotë që t'ia japë edhe atë dele të vetme që kam dhe më mundi në debat".

Përballë kësaj ngjarjeje Hazreti Daut e kuptoi që shumë herë më e rëndësishme ishte ndjenja e drejtësisë tek ndërgjegjja e njerëzve, dhe jo sistemi i drejtësisë që kishte ndërtuar ai.

Dhe me të vërtetë sado i përkryer që të jetë sistemi i drejtësisë që ju do të krijoni, në qoftë se kjo vlerë nuk zë vend në ndërgjegjen e njerëzve, atëherë asgjë nuk ka ndryshuar.

Turqia përballet me terror dhe akte dhune, të cila kanë pasoja shumë serioze. Por për ti eliminuar këto ajo zotëron edhe një mundësi serioze. Vetëm se përvoja e kaluar në lidhje me këtë çështje në mënyrë të natyrshme e shqetëson atë.

Ajo që e shqetëson më shumë është mundësia e lindjes së një problemi që do të sillte shkallëzimin edhe më shumë të dhunës.

Ngandonjëherë kjo ndjeshmëri ekspozohet ndaj abuzimeve.

Nga njëra anë Turqia merr masat e sigurisë, por nga ana tjetër nuk toleron ndaj lirive.

Dhe rruga e vetme për ta bërë këtë në mënyrë sistematike dhe të sigurt është veshja të gjithë koncepteve që përfshin kjo fushë kuptime dhe domethënie në kontekstin historiko-shoqëror.

Jemi të detyruar që konceptet dhe faktorët ti përkufizojmë edhe një herë.

Terrori tashmë ka ndryshuar, kështu që duhet ndryshuar edhe qasja e sigurisë.


- Nga Prof. Dr. Mazhar Bağlı, ligjërues në Degën e Sociologjisë së Fakultetit të Shkencave Njerëzore dhe Sociale pranë Universitetit “Yildirim Beyazit" -




Lajme të ngjashme