Kampet e PKK-së transferohen në veri të Sirisë nën kontrollin e PYD-së

Organizata terroriste PKK që përfiton nga atmosfera e kaosit për shkak të luftës civile në Siri, trajnimin e terroristëve e zhvillon në 33 kampe të reja të krijuara në veri të Sirisë nën kontrollin e PYD-së.

Kampet e PKK-së transferohen në veri të Sirisë nën kontrollin e PYD-së

PKK/PYD, që nga viti 2013 e deri më sot, kur u morën nën kontroll rajonet Kamışlı, Derik dhe Dirbasiye në veri të Sirisë, kampet që zhvillonin aktivitetet në Kandil për vite me radhë, kanë filluar të transferohen grupe-grupe në këto rajone.

Sipas informacione të marra nga burime të sigurta nga ana e korrespondentit të agjencisë turke të lajmeve Anadolli, PKK prej shumë kohësh, aktivitetet e terroriste i udhëhiqte nga Kandili.

Kjo organizatë terroriste, veçanërisht që nga muaji qershor, ka pësuar humbje të mëdha si rrjedhojë e sulmeve ajrore të Forcave të Armatosura Turke TSK ndaj kampeve përreth Kandilit.

Edhe të ashtuquajturit udhëheqës të PKK-së, nga Kandili kanë filluar të vendosen në rajonet veriore të Sirisë që gjenden nën kontrollin e PYD-së.

Organizata terroriste PKK që përfiton nga atmosfera e kaosit për shkak të luftës civile në Siri, ka marrë nën kontroll edhe udhëheqjen e PYD-së në këtë rajon.

Organizata terroriste PYD që e ka ndarë veriun e Sirisë në 3 rajone, në krye të kantoneve ka vënë përsëri të ashtuquajturit udhëheqësit e PKK-së.



Lajme të ngjashme