Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqit Ahiska kthehen në atdheun e parë, Turqi

Syrgjyni i pambaruar i turqve Ahiska, po merr fund me kthimin e tyre në Turqi.

Turqit Ahiska kthehen në atdheun e parë, Turqi

Në Kaukaz jetonte një popull i bukur. Ata i kishin kthyer tokat ku jetonin prej shekujsh në atdhe dhe e vazhdonin ekzistencën në paqe. Bota i njihte ata si turqit Ahiska (turqit mesketianë). Popullsia që arrinte në 350 mijë-400 mijë banorë ishte myslimane. Ky popull që jetoi në paqe nën mbrojtjen e Perandorisë Osmane, brenda shekullit përjetoi dhimbjet më të mëdha... Dhimbja më e madhe për ta ishte dëbimi nga tokat ku kishin lindur.

Tragjedia e turqve Ahiska filloi në vitin 1829. Perandoria Osmane që kishte humbur fuqinë, si pasojë e luftës që humbi ndaj Rusisë, u detyrua të tërhiqet nga rajoni Ahiska. Rusët si fillim ndryshuan emrin e turqve Ahiska dhe filloi ti quaj ata turq Meshet pra turq Mesketianë. Gjysma e turqve Ahiska që nuk donin të qëndronin brenda territoreve ruse, kaluan kufirin dhe u vendosën në tokat turke duke përjetuar emigrimin e tyre të parë. Një tokë e re një jetë e re...

Rusia, në luftën që filloi me Gjermaninë në vitin 1941 dërgoi në luftë meshkujt e turqve Ahiska. Kurse fëmijët, gratë dhe të moshuarit, me direktivën e Stalinit, brenda 2 orësh u syrgjynosën me tren në Azinë Qendrore. Kështu filloi edhe syrgjynosja e atyre që kishin mbetur në Ahiska. Edhe për ata filloi një jeta e re në një tokë të re. Qëllimi i Stalinit ishte të pastronte bregun e Detit të Zi nga turqit.

Në vitin 1945 kur përfundoi lufta, ata që u kthyen në Ahiska mbetën të tronditur. Në shtëpitë që kishin lënë pas ishin vendosur gjeorgjianët. Kur pyetën se ku janë fëmijët, bashkëshortet dhe nënat e tyre, morën përgjigjen “u syrgjynosën". Ata të cilët kishin luftuar heroikisht në luftë, filluan të kërkojnë vend më vend familjet e tyre.

Dhimbja e turqve Ahiska nuk mbaroi me kaq. Kundër kësaj popullsie që ishte vendosur në Uzbekistan filluan sulmet në vitin 1989. Turqit Ahiska u vunë edhe një herë në udhë. Ata u shpërndanë në botë. Ata që mundën të kalojnë në Azerbajxhan, e krijuan atdheun e tyre atje. Një pjesë u vendosën brenda kufijve të Ukrainës. 15 mijë të tjerë u detyruan të emigrojnë në Amerikë. Sot ata janë duke vazhduar përpjekjen e tyre ligjore që kanë filluar për tu vendosur në tokat e veta që gjenden brenda territorit gjeorgjian.

Turqia nuk i ka harruar vëllezërit e saj dhe i ka vazhduar gjithmonë nismat që ata të vendosen në Turqi. Për vëllezërit që kanë fenë islame dhe gjuhën turke, Turqia është munduar që të mos mbeten pa ngrënë dhe pa strehë kudo në botë qofshin ata. Pas syrgjynit të parë, turqit Ahiska që kaluan në Turqi u vendosën në rrethet lindore. Pasi ata flisnin njësoj si turqishtja që flitet në rajone të tilla si Ardahan, Olur, Oltu, Senkaya. Sepse ata janë vëllezër.

Përleshjet që përjetohen prej një kohe të gjatë ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, i detyrojnë turqit Ahiska që të emigrojnë përsëri. Por tashmë rruga i çon në atdheun e parë, pra në Turqi. Turqia nuk do ti lerë vetëm turqit Ahiska, bën të ditur zëvendëskryeministri Yalçin Akdogan dhe shton: “Ne si qeveri, do të jemi pranë turqve Ahiska, bashkëkombësve dhe vëllezërve tanë dhe në platformën më të lartë do të vazhdojmë të mbrojmë kauzën e tyre.

Yalçin Akdogan këtë deklaratë e bëri gjatë pritjes së grupit të dytë të turqve Ahiska të sjellë nga Ukraina. Ai i tha atyre “Mirë se erdhët në atdheun tuaj". Akdogan deklaroi se Turqia i ka hapur deri në fund dyert për ata dhe shtoi: “Turqia, aq sa është atdheu ynë, aq është edhe atdheu i bashkëkombësve tanë. Ne si qeveri, ashtu siç i dalim në mbrojtje bashkëkombësve tanë në rajone të ndryshme të botës, vëllezërve tanë turkmenë në Irak e Siri, me të njëjtën sinqeritet, ashtu hapim krahët edhe për turqit Ahiska. Deri në vitin 2003, 4 mijë e 842 prej tyre janë bërë nënshtetas turq, kurse pas vitit 2003, pra pasi Partia AK erdhi në pushtet, nënshtetësinë e kanë marrë 23 mijë e 546 bashkëkombës turq Ahiska.

Grupi i parë i tyre erdhi në Turqi në 25 dhjetor 2015. 439 persona u vendosën në Erzincan. Kurse grupi i dytë përbëhet nga 35 familje. Edhe 186 personat në fjalë arritën në Erzincan. Turqia mirëpritjen e plotëson përsëri në kuadër të ligjeve vëllazërore. Mysafirët e rinj vendosen në shtëpi të cilat janë furnizuar me çdo gjë të nevojshme. Tashmë, syrgjynosja shekullore merr fund për ata. Për ta, në atdheun e parë fillon jeta për një të ardhme në paqe.



Lajme të ngjashme