Bruksel - Policia heq çadrën e PKK-së menjëherë pas reagimit të Erdoganit

Pas reagimit të fuqishëm të Presidentit të Republikës së Turqisë, autoritetet belge hoqën çadrën e organizatës terroriste, që ishte ngritur me leje të qeverisë prapa selisë së Këshillit Evropian në Bruksel.

Bruksel - Policia heq çadrën e PKK-së menjëherë pas reagimit të Erdoganit

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, reagoi sot me një ton të ashpër ndaj Belgjikës, vend ky që ka lejuar organizatën terroriste, PKK, të ngrejë çadër pranë selisë së Këshillit Evropian.

Gjatë një fjalimi në ceremoninë me rastin e 101-vjetorit të Fitores së Çanakalasë, kreu i shtetit turk kritikoi vendet perëndimore në përgjithësi dhe Belgjikën në veçanti për mungesë korrektësie dhe sinqeriteti në lidhje me terrorin.

“Ata që lejojnë valëvitjen e paçavures së organizatës terroriste, po hedhin valle mbi një fushë të minuar", tha Erdogan duke paralajmëruar se shkelja mbi minë është një fund i pashmangshëm, pavarësisht se koha është e papërcaktuar.

“Nuk keni të bëni me një shtet dhe një komb turk që mund të mashtrohet. Jeni duke rritur gjarprin në gji. Ai gjarpër mund t'ju kafshojë edhe juve. Hiqni dorë së mbështeturi kundër Turqisë ato lloj aktivitetesh, që nuk do t'i lejonit kurrë po të kishin në shënjestër vendin tuaj", u shpreh ai.

Erdogan nënvizoi se mungesa e korrektësisë dhe sinqeritetit kundër terrorit domethënë t'i nënshtrohesh terrorit.

Pas këtij reagimi të fuqishëm të Presidentit të Republikës së Turqisë, autoritetet belge hoqën çadrën e organizatës terroriste, që ishte ngritur me leje të qeverisë prapa selisë së Këshillit Evropian në Bruksel.

Forcat policore belge ulën rreckat dhe pankartat, që ishin vendosur mbi çadër dhe që simbolizojnë organizatën terroriste, si dhe rritën ndjeshëm masat e sigurisë në kryeqytetin e vendit.



Lajme të ngjashme