Merkel mbështetet propozimet e Turqisë për emigrantët

Kancelaria Gjermane Angela Merkel në fjalën drejtuar parlamentit federal para samitit Turqi-BE (që do të mbahet më nesër më 18 mars), ka mbështetur propozimet e Turqisë në lidhje me refugjatët.

Merkel mbështetet propozimet e Turqisë për emigrantët
Merkel mbështet propozimet e Turqisë për emigrantët
Merkel mbështet propozimet e Turqisë për emigrantët

Merkel tha se propozimet e Kryeministrit Ahmet Davutoglu tregojnë se kemi ardhur në një pikë të rëndësishme për sa i takon zgjidhjes së problemit të emigrantëve.

Para bisedimeve që do të zhvillohen të premten me Turqinë Kancelarja Merkel i informoi deputetët e parlamentit federal gjerman me një fjalim, ku tha se e vlerëson si të arsyeshme kërkesën e Turqisë për më shumë ndihmë materiale, ndërsa shtoi dhe se edhe Bashkimi Evropian është i gatshëm për këtë.

Edhe se mirëpret me miliona emigrantë Turqia nuk po vlerësohet mjaftueshëm, u shpreh Merkel, duke shtuar se me propozimet e reja të Ankarasë migracioni për vendet anëtare të BE-se do të jetë më i kontrolluar.

Merkel vlerësoi si të rëndësishme edhe angazhimin e NATO-s duke marrë pjesë aktive në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në BE Kancelaria gjermane tha: “Turqia tashmë prej vitesh është një vend kandidat, por për momentin pika e parë e agjendës është situata e emigrantëve dhe jo procesi i anëtarësimit të Turqisë, por edhe ky proces vazhdon në mënyrë normale".



Lajme të ngjashme