Estonia mbështet liberalizimin e vizave Shengen për Turqinë

Kryeministri i Estonisë, Taavi Roivas, deklaroi se qeveria e tij mbështet prej një kohe të gjatë një vendim të Bashkimit Evropian në lidhje me heqjen e regjimit të vizave për Turqinë në Zonën Shengen.

Estonia mbështet liberalizimin e vizave Shengen për Turqinë

Taavi Roivas vlerësoi gjatë një fjalimi në Parlamentin estonez marrëveshjen, që po negociohet ndërmjet Turqisë dhe BE-së, për zgjidhjen e krizën e refugjatëve.

Shefi i Talinit zyrtar theksoi se përgjegjësia më madhe e Turqisë është të ripranojë emigrantët, që shkojnë ilegalisht në Greqi, si dhe t'u ofrojë atyre kushte të favorshme jetese.

Ndërsa Bashkimi Evropian, vijoi ai, sipas marrëveshjes, do të japë mbështetje financiare për refugjatët e strehuar në Turqi deri në vitin 2019 dhe jam i bindur se BE-ja do ta përballojë këtë sfidë.

“Për mendimin tim, kjo marrëveshje e planifikuar me Turqinë është e përkryer", shtoi kryeministri estonez.

Mes të tjerash, Roivas nënvizoi se liberalizimi i vizave për qytetarët turq i duket një ide e mirë.

“Qeveria e Estonisë mbështet prej një kohe të gjatë një vendim të BE-së në lidhje me heqjen e regjimit të vizave për Turqinë në Zonën Shengen. Nëse plotësohet të gjitha kushtet, atëherë pengesë për liberalizimin e vizave për qytetarët turq nuk duhet të jenë as shkaqet emocionale dhe as ato subjektive", tha ai.



Lajme të ngjashme