Erdogan i kërkon Parlamentit heqjen e imunitetit të deputetëve pro PKK-së

Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti sot në Pallatin Presidencial të zgjedhurit lokalë dhe i bëri thirrje Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë për të vepruar në lidhje me çështjen e imunitetit të deputetëve përkrahës të terrorit.

Erdogan i kërkon Parlamentit heqjen e imunitetit të deputetëve pro PKK-së

“Ne duhet të shpalosim parimin tonë. Por cili është ky parim? Shkaktarët e vdekjes së 50 apo 52 personave duke i nxitur vëllezërit e mi kurdë, qytetarët e mi, që të tubohen nëpër rrugë; këta njerëz, të cilët nxisin terrorit në vendin tonë; mos vallë nuk do të gjykohen, do të vijnë në këtë Parlament për të bërë paradë dhe të gjitha këto populli ynë do t'i bëjë sehir? Mos vallë do të quajmë të pastër ata, që në anën tjetër thonë hapur se pas tyre është PKK-ja, PYD-ja dhe YPG-ja? Kështu s'bën. Nëse Kuvendi nuk mban qëndrimin e duhur kundër këtyre, atëherë kombi ynë dhe historia jonë do të kërkojë llogari nga ky organ ligjvënës. Dëshmorët do të kërkojnë llogari. Ne duhet të finalizojmë në mënyrë të menjëhershme çështjen e imunitetit", theksoi ai.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, potencoi gjithashtu se është nevoja për themelimin e një “koalicioni kombëtar" kundër të gjitha kërcënimeve si terrori.

“Ejani të biem dakord urgjentisht mbi këtë pakt dhe bashkim të madh! Ejani, të gjithë së bashku t'u bëjmë ballë atyre, që kërcënojnë jetën dhe të ardhmen tonë", përfundoi kreu i shtetit turk.


Lajme të ngjashme