Davutoglu për refugjatët: BE-së i kemi propozuar një paketë morale

Propozimi që Turqia i ka paraqitur Bashkimit Evropian (BE) në Samitin e Brukselit në lidhje me krizën e refugjatëve është përgatitur në kuadër të përgjegjësie morale tha Kryeministri Davutollu në një konferencë të përbashkët në Ankara me Donald Tusk.

Davutoglu për refugjatët: BE-së i kemi propozuar një paketë morale

Propozimi që Turqia i ka paraqitur Bashkimit Evropian (BE) në Samitin e Brukselit në lidhje me krizën e refugjatëve është përgatitur në kuadër të përgjegjësie morale tha Kryeministri Davutollu në një konferencë të përbashkët në Ankara me Kryetarin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk.

Të martën Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) priti në Selinë e Kryeministrisë “Çankaya" Kryetarin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk. Në konferencën e përbashkët organizuar pas takimit Kryeministri Ahmet Davutollu tha:

-“Dimensioni human përbën thelbin e këtij propozimi. Turqia ka bërë një propozim në kuadër të përgjegjësisë morale që i takon asaj për të mos pasur më humbje jetësh në Detin Egje dhe reduktimin sa të jetë e mundur e kalimeve ilegale si dhe nëse do të jetë e mundshme eliminimin krejtësisht të këtyre kalimeve".

Kryeministri nënvizoi se Turqia nuk ka bërë asnjëherë pazarllëqe për para, duke shtuar se pozicioni i Ankarasë në lidhje me këtë temë është i qartë.

“Pozicioni i Turqisë është i qartë edhe në lidhje me ndarjen e barrës materiale, çështje që do të diskutohet në samit (18 mars), ku do të diskutohet edhe çështja e ndihmës së BE-së, 3 miliardë eurot e deklaruara fillimisht dhe që më pas planifikohet të rritet në 6 miliardë euro për tre vitet e ardhshme. Ne nuk kemi negociuar asnjëherë për para. Këtë çështje nuk e kemi parë asnjë si një çështje për të pasur përfitime materiale.

Davutollu sqaroi se po punohet mbi formulën e hapjes së rrugës së një emigracioni të ligjshëm në formën që për çdo migrant që vjen në Turqi, të dërgohet në Evropë një refugjat, po ashtu edhe për çdo emigrant që tenton të hyjë në Evropë me rrugë të jashtëligjshme të lejohet të shkojë në Evropë nga Turqia një migrant.

“Në lidhje me këtë duhen bërë shumë përgatitje teknike. Ekipi ynë është duke punuar. Ndërkohë demonstruam vendosmërinë për të bashkëpunuar për thellimin e marrëdhënieve Turqi-BE, sidomos për liberalizimin e vizave në muajin qershor për qytetarët turq. Pasi ne kërkojmë që marrëveshja e ripranimit dhe ajo për heqjen e vizave të hyjnë njëkohësisht në fuqi", u shpreh shefi i qeverisë së Ankarasë.

Kryeministri Davutollu u ndal edhe në sulmet e fundit terroriste në Turqi. “Terrori është kërcënimi më i madh i të gjithë njerëzimit. Terrori përveç se përbën një krim njerëzor si për evropianë, ashtu edhe për popujt e rajonit është shndërruar në një problem ekzistencial", theksoi ai.

“Sulmet që kanë ndodhur 5 muajt e fundit në Ankara kanë treguar se terrori në fakt merr në shënjestër të gjithë njerëzit pa bërë dallime në racë, përkatësi etnike, gjendje sociale, pikëpamje politike. Sulmi i terrorit ka në shënjestër njerëzimin dhe të gjitha vlerat që përfaqëson njerëzimi", nënvizoi Davutollu.

Ndërsa Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk dënoi sulmin terrorist që ndodh i të dielën në Ankara.

“Terrorizmin nuk mund ta pranojmë si një jetë normale. Sado të shumta dhe të mëdha që të jenë aktet terroriste, ne nuk duhet të mësohemi me ato dhe duhet të vazhdojmë të luftojnë përherë kundër tyre", u shpreh Tusk.

Kreu i Këshillit Evropian theksoi se do të jenë përherë në krah të Turqisë në luftën e saj me antiterrorizmin.



Lajme të ngjashme