ASELSAN-i eksporton sistemin e parë zhurmëgjurmues

“KULAÇ İskandil", një sistem zhurmëgjurmues që përdoret për matjen e thellësisë, tani do të përdoret edhe nga Forcat Detare të Indonezisë.

ASELSAN-i eksporton sistemin e parë zhurmëgjurmues

ASELSAN-i ka eksportuar për herë të parë Sistemin “KULAÇ İskandil", i cili përdoret në nëndetëset turke.

KULAÇ İskandil, një sistem zhurmëgjurmues (pelengator i zhurmës) që përdoret për matjen e thellësisë, do të plotësojë edhe nevojat e Komandës së Forcave Detare të Indonezisë.

Montimi dhe integrimi i sistemit turk në nëndetësen “KRI Naggala 402" të Indonezisë do të realizohet në ditët në vijim nga ASELSAN.

Sistemi KULAÇ është projektuar dhe testuar sipas standardeve ushtarake dhe përbëhet nga Njësia për Dërgimin dhe Marrjen e Sinjaleve dhe Procesori, Njësitë e Treguesve të Largësisë si dhe Konvertuesit Akustikë me Frekuencë të Ulët dhe të Lartë.

Sistemi punon me një ndjeshmëri të madhe dhe ka aftësi të bëjë matje deri në thellësinë 1000 metra. Gjithashtu sistemi ka kapacitete të larta regjistrimi të të dhënave dhe ofron mundësi që më shumë se një sistem akustik të përdoren në një platformë të vetme.


Lajme të ngjashme