Ankara - Këshilli i Ministrave mblidhet me agjendë të posaçme terrorin

Këshilli i Ministrave i Republikës së Turqisë u mblodh sot në mesditë me agjendë të posaçme terrorin. Takimi po zhvillohet nën drejtimin e Kryeministrit Ahmet Davutoglu, në Pallatin “Çankaya".

Ankara - Këshilli i Ministrave mblidhet me agjendë të posaçme terrorin

Në fokus të mbledhjes së qeverisë është sulmit terrorist në Ankara, me pasojë vdekjen e 37 personave dhe plagosjen e 125 të tjerëve.

Kabineti po vlerëson hetimin e shkallës së gjerë të ngjarjes së rëndë dhe provat e fundit nga vendi i shpërthimit.

Shefi dhe anëtarët e ekzekutivit po trajtojnë edhe hartën rrugore në lidhje me luftën kundër terrorit.

Pjesë e agjendës së mbledhjes së qeverisë turke janë gjithashtu zhvillimet e brendshme dhe ato të jashtme, por edhe situata aktuale në operacionet antiterror të forcave të sigurisë në Lindje dhe Juglindje të Turqisë.

Në fund të mbledhjes së kabinetit, Davutoglu do të presë në një takim të posaçëm liderin e Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli.

Takimi do të zhvillohet në orën 15.00 në Pallatin “Çankaya".

Pas sulmit terrorist në Ankara, Bahçeli kishte kërkuar një takim urgjent me Kryeministrin Davutoglu.



Lajme të ngjashme