Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Davutoglu-Merkel bisedojnë në telefon për krizën e refugjatëve

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) ka realizuar një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, me kërkesë të kësaj të fundit.

Davutoglu-Merkel bisedojnë në telefon për krizën e refugjatëve

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) ka realizuar një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Siç njoftojnë burimet e Kryeministrisë Kryeministri Davutollu bisedën telefonike me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel e ka realizuar në përgjigje të kërkesës së palës gjermane.

Të dy liderët kanë biseduar për përfundimet e Samitit Turqi-BE mbajtur më 7 mars dhe mbi përgatitjet e Samitit të dytë Turqi-BE, që do të mbahet në 18 mars në Bruksel.

Davutollu ndau me homologen gjermane pritshmëritë e Ankarasë nga samiti i 18 marsit, në veçanti ato në lidhje me hyrjen në fuqi të regjimit të vizave, pra liberalizimi i vizave për qytetarët turq, kapitujt e rinj që pritet të hapen në bisedimet e Ankarasë me Brukselin si dhe i komunikoi asaj modalitetet që pritet të realizohen në lidhje me luftën kundër migracionit të jashtëligjshëm dhe procedurat e ripranimit dhe rivendosjen e migrantëve të kthyer.

Mësohet se Merkel nga ana e saj konfirmoi edhe një herë vullnetin e vendeve të BE-së, me në krye atë të vendit të saj, për konsolidimin e bashkëpunimit me Turqinë në kuadër të të gjitha këtyre temave si dhe e informoi gjerësisht Kryeministrin Davutollu mbi përgatitjet e samitit të 18 marsit.


Lajme të ngjashme