Ankara – Shkon në 34 numri i të vdekurve në një sulm me autobombë

34 të vdekur dhe 125 të plagosur është bilanci i një sulmi me autobombë në sheshin Kizilay të kryeqytetit të vendit, sipas një deklarate për median të Ministrit të Shëndetësisë.

Ankara – Shkon në 34 numri i të vdekurve në një sulm me autobombë
ankara ambulans.jpg

Sonte në mbrëmje rreth orës 18:45 sipas orës lokale afër bulevardit kryesor (në Kızılay) të qendrës së kryeqytetit të Turqisë, Ankara, ka ndodhur një shpërthim, si pasojë të cilit kanë humbur jetën dhe janë plagosur shumë shtetas.

Sipas deklaratës së Ministrit të Shëndetësisë pas një mbledhjeje urgjente në Kryeministri dhe që zgjati rreth 1 orë e gjysmë, 30 persona e kanë humbur jetën në vendngjarje, kurse 4 të tjerë në spital, ndërsa 125 qytetarë janë transferuar në 14 spitale të ndryshme të kryeqytetit. 19 të plagosur janë ende në gjendje kritike për jetën. 7 të plagosur janë në operacion, kurse shumica e të plagosurve mund të dalin sonte nga spitali. Dyshohet se 1 ose 2 nga të vdekurit në vendngjarje mund të jenë të terroristëve kamikazë që kryen sulmin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Efkan Ala në deklaratën e përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë dhe Ministrin e Drejtësisë tha se sulmi ishte kryer me një autobombë në lëvizje në bulevardin kryesor të kryeqytetit.

Deklarata e parë zyrtare në lidhje me sulmin terrorist kishte ardhur nga Prefektura e Ankarasë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka nevojë për gjak, pasi një numër i madh qytetarësh kanë shkuar në spitale për të dhuruar gjak për të plagosurit. Spitalet e kryeqytetit kanë qenë shumë të suksesshme në menaxhimin e fluksit të të plagosurve në dy sulmet e fundit terroriste.

Në sulmin kamikaz që ndodhi në 10 tetor 2015 afër stacionit të trenit në Ankara dhe që kishte në shënjestër Mitingun e Paqes, kishin vdekur 107 persona dhe ishin plagosur rreth 500 qytetarë.

Kurse në sulmin terrorist të 17 shkurtit 2016 sërish me autobombë në Ankara kundër autobusëve të personelit ushtarak kishin humbur jetën 28 vetë dhe ishin plagosur 61 të tjerë.

Forcat e rendit dhe organet shtetërore janë vënë në alarm për të menaxhuar situatën dhe parandaluar ndonjë sulm tjetër të mundshëm.

Së shpejti priten edhe reagimet e para nga autoritet e qeverisë.



Lajme të ngjashme