Paria shtetërore uron 95-vjetorin e pranimit të Himnit Kombëtar

Sot është 95-vjetori i pranimit të Himnit Kombëtar Turk.

Paria shtetërore uron 95-vjetorin e pranimit të Himnit Kombëtar

Me rastin e kësaj dite, paria e shtetit ka publikuar mesazhe urimi.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në mesazhin e tij tha se Himni Kombëtar që u shkrua nga Mehmet Akif Ersoy i cili digjej me dashurinë për atdheun dhe popullin dhe për pavarësinë në një periudhë të vështirë të luftës për të ardhmen dhe pavarësinë, pasqyron ndjenjat e kombit. Erdogan, “himnin kombëtar" e cilësoi si “teksti i paktit kombëtar".

Edhe në mesazhin e publikuar nga Kryeministri Ahmet Davutoglu, shkruhej se Himni Kombëtar është bërë shkas që kombi të bashkohej më mirë me njëri-tjetrin.

Kryeministri u shpreh se Himni Kombëtar është një vepër që shpreh në mënyrë legjendare ndjenjat e luftës kombëtare dhe kombit të shenjtë.

“Himni ynë Kombëtar është shkruar me një dashuri dhe entuziazëm të madh nga Mehmet Akif Ersoy dhe është bërë shkas për bashkimin e popullit për çlirimin e atdheut nga pushtimi dhe për arritjen në fitore me shpirtin e luftës kombëtare".

Në mesazhin e tij, Davutoglu shkruan: “Me rastin e përvjetorit të pranimit të Himnit Kombëtar i cili duke ju referuar ushtrisë heroike shprehet “Në përjetësi nuk ka shkatërrim për ty, për racën time", shpreh falënderimet edhe përmend edhe një herë me rahmet poetin kombëtar dhe të gjithë heronjtë e luftës për pavarësi".

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman në mesazhin e publikuar me rastin e përvjetorit tha se Himni Kombëtar është vlera më thelbësore dhe e pastër që pasqyron identitetin kombëtar.



Lajme të ngjashme