Ushtria turke: Fakte për përfshirjen e të huajve në sulmet terroriste në Turqi

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë publikoi sot fotografi të reja në cilësinë e provës së pranisë së të huajve në radhët e organizatës terroriste, PKK.

Ushtria turke: Fakte për përfshirjen e të huajve në sulmet terroriste në Turqi

Në një prej fotografive në fjalë duket qartë kryqi, që mbante njëri nga 6 terroristët e asgjësuar në katin e nëndheshëm të një ndërtese në Idil të Sirnakut, në juglindje të Turqisë, pasi refuzuan t'u dorëzoheshin forcave të sigurisë dhe vazhduan rezistencën.

Fotografitë u publikuan në uebfaqen zyrtare të Shtatmadhorisë turke, mbi poshtëshkrimin “shpallja e fakteve të njohura".

Përmes këtyre fotove është dokumentuar edhe një tjetër herë se terroristë nga vende të huaja vijnë për të mbështetur PKK-në, e cila renditet jo vetëm në listën turke të terrorit, por edhe në atë të SHBA-ve dhe BE-së.

Sakaq, një tjetër informacion i shpërndarë nga ushtria turke ka cilësinë e provës së vëllazërisë ndërmjet organizatave terroriste, PYD/YPG dhe PKK.

Një person, që mbante me vete kartën e anëtarësisë në YPG, zgjatim në Siri i organizatës terroriste, PKK, është kapur në zonën kufitare të Kilisit në përpjekje për të hyrë ilegalisht nga territoret siriane në Turqi.

Mësohet se terroristi në fjalë po udhëtonte drejt Nusajbinit.

Fotografinë në lidhje me këtë rast Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë e postoi nën shënimin: “Natyrisht që as kjo nuk na çudit!"



Lajme të ngjashme