SHBA: Obama vlerëson lart perspektivën turke për rolin e rëndësishëm të Turqisë

Presidenti amerikan, Barack Obama, vlerëson lart veçanërisht perspektivën turke për rolin e rëndësishëm të Turqisë si urë lidhëse ndërmjet Evropës, Lindjes së Mesme dhe botës myslimane, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Mark Stroh.

SHBA: Obama vlerëson lart perspektivën turke për rolin e rëndësishëm të Turqisë

Ai bëri sqarime në lidhje me një reportazh të publikuar në revistën amerikane, “Atlantic", ku zënë vend disa fjalë që nuk i përkasin Presidentit Barack Obama.

Jeffrey Goldberg, autor i reportazhit, ka shtuar si opinione personale disa fraza, që ia referon Obamas, në lidhje me pozicionin e lidershipit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në politikën për Sirinë dhe botën islame.

Mirëpo zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NCS) të Shteteve të Bashkuara, Mark Stroh, ka reaguar menjëherë kundër akuzave personale në fjalë, të cilat Goldberg nuk arrin t'i bazojë as tek deklaratat e Presidentit Obama dhe as tek ndonjë autoritet tjetër amerikan.

“Presidenti Erdogan është një partner i rëndësishëm në koalicionin tonë kundër DAESH-it. Presidenti (Obama) vlerëson lart veçanërisht perspektivën e partnerëve tanë turq për rolin e rëndësishëm të Turqisë si urë lidhëse ndërmjet Evropës, Lindjes së Mesme dhe botës myslimane. Obama dhe Erdogan bisedojnë shpeshherë me njëri-tjetrin dhe, krahas çështjeve të tjera me interes të përbashkët, ata shkëmbejnë mendime në mënyrë gjithëpërfshirëse për luftën e përbashkët kundër DAESH-it dhe për reduktimin e dhunës në Siri. Në lidhje me Sirinë, Obama e ka përgëzuar Erdoganin për bujarinë e shfaqur nga Turqia në pritjen e mbi 2,5 milionë refugjatëve. Ne do të vazhdojmë të jemi dy partnerë të fuqishëm për t'u bërë ballë sfidave të përbashkëta", theksoi Mark Stroh.



Lajme të ngjashme