“BE-ja u gjunjëzua nga shantazhi i Turqisë”, Bozkir kritik ndaj komenteve

Ministri turk i Integrimit Evropian, Volkan Bozkir, reagoi fuqishëm ndaj politikanëve evropianë, të cilët për Samitin BE-Turqi të datës 7 mars bëjnë komentin se “Bashkimi Evropian u gjunjëzua nga shantazhi i Turqisë”.

“BE-ja u gjunjëzua nga shantazhi i Turqisë”, Bozkir kritik ndaj komenteve
“BE-ja u gjunjëzua nga shantazhi i Turqisë”, Bozkir kritik ndaj komenteve
“BE-ja u gjunjëzua nga shantazhi i Turqisë”, Bozkir kritik ndaj komenteve

Ministri turk i Integrimit Evropian, Volkan Bozkir, reagoi fuqishëm të premten ndaj politikanëve evropianë, të cilët për Samitin BE-Turqi të datës 7 mars bëjnë komentin se “Bashkimi Evropian u gjunjëzua nga shantazhi i Turqisë". “Të vlerësosh një negociatë si shantazh është një nga gabimet më të mëdha", theksoi ai.

“Të vlerësosh një negociatë si shantazh është një nga gabimet më të mëdha. Ne paraqitëm me mirëbesim një plan të vlerësuar me konsideratë të lartë nga e gjithë Evropa. Dhe ky plan u pranua. Nëse do të kishte cilësinë e një shantazhi, ky plan do të refuzohej me të parën. Është e pamundur ta pranosh këtë gjë", theksoi ai.

Kreu i negociatave të Ankarasë me Brukselin përgënjeshtroi kategorikisht edhe pretendimin se “emigrantët që zotërojnë një profesion do të shkojnë në Evropë, ndërsa të tjerët do të mbeten në Turqi".

“Në procedurat e marrjes së emigrantëve nuk do të lejojmë të bëhen dallime profesionale", tha Bozkir duke shtuar se përzgjedhjen do ta vlerësojnë në kuadër të sistemit të Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Volkan Bozkir sqaroi gjithashtu se propozomi i ripranimit nuk përfshin refugjatët, që gjenden aktualisht në ishujt grekë, por ata pas një date të caktuar nga evakuimi i plotë i këtyre emigrantëve.



Lajme të ngjashme