Bozkir: Mund të detyrohemi të aplikojmë viza për nënshtetasit evropianë

Ministri turk për Bashkimin Evropian dhe Kryenegociatori Volkan Bozkir, tërhoqi vëmendjen se Turqia mund të mbetet e detyruar për të vendosur viza për nënshtetasit evropianë.

Bozkir: Mund të detyrohemi të aplikojmë viza për nënshtetasit evropianë

Ndërkaq ai rikujtoi se vizat ndaj nënshtetasve turq për në Bashkimin Evropian do të liberalizohen në muajin qershor dhe shtoi: “Mbase do të jemi të detyruar për të vendosur viza për nënshtetasit evropianë. Pasi vala e vërtetë nuk do të jetë nga Turqia në Evropë por do të jetë nga Evropa për në Turqi".

Bozkir i ftuar në Tryezën e Editorëve të Agjencisë Anadolli, nënvizoi edhe temën e marrëveshjes me BE-në për ripranimin.

Volkan Bozkir theksoi se në rast të arritjes së marrëveshjes, në vend të shprehjeve qindra mijëra ose miliona emigrantë do ti kthen Turqisë, do të ishte më e drejtë shprehja mijëra ose dhjetëra mijëra emigrantë.

Ai tha gjithashtu se me këtë marrëveshje nuk do të përfshihen emigrantët aktualë që tashme nga territori i Turqisë përmes detit kanë mbërritur në ishujt grekë, por do të përfshijë emigrantët që mbase do të mbërrijnë atje në një datë më të largët.

Ai nënvizoi gjithashtu se gjatë procedurës që marrjes së emigrantëve me rrugë ligjore nga Turqia, nuk kanë pranuar një tablo të tillë të BE-së që thotë “do të zgjedhim 10 inxhinierë, 7 doktorë etj. Vlerësimi do të bëhet brenda një sistemi të Këshillit të Lartë të Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara" tha Bozkir.



Lajme të ngjashme