Davutoglu: Turqia i është kundërpërgjigjur sulmeve me raketa nga Siria

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) bëri të ditur se u janë kundërpërgjigjur ashpër sulmit të djeshëm me raketa ndaj Kilisit.

Davutoglu: Turqia i është kundërpërgjigjur sulmeve me raketa nga Siria

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) bëri të ditur se u janë kundërpërgjigjur ashpër sulmit të djeshëm me raketa ndaj Kilisit.

Kryeministri Davutollu tha se në sulmet e djeshme me raketa të ndërmarra nga organizata terroriste DAESH ndaj Kilisit kanë humbur jetën 2 qytetarë.

“Prej matanë kufirit nga ana e DAESH-it u ndërmor një sulm me raketa ndaj vendit tonë. Në këtë ngjarje kemi humbur dy qytetarë tanë, në kuadër të rregullave të angazhimit i është kundërpërgjigjur shumëfish këtij sulmi", - ka thënë Davutollu.

Kryeministri Davutollu tha se më herët kishte urdhëruar Forcat e Armatosura të Turqisë të jenë të gatshme për këto lloj sulmesh dhe të merren të gjitha masat e nevojshme.

Duke e bërë të ditur se do të kundërpërgjigjen ndaj çdo lloj sulmi që do të ndërmerren ndaj Turqisë, Kryeministri Davutollu tha: “Forcat e Armatosura të Turqisë aktualisht kanë urdhër për t'iu kundërpërgjigjur çdo lloj sulmi. Janë marrë të gjitha masat në këtë drejtim. Ne ishim të përgatitur dhe kjo edhe njëherë vuri në dukje brishtësinë e armëpushimit në Siri. Madje DAESH-i nuk është palë e armëpushimit, por bëhet fjalë për luftime mes DAESH-it dhe opozitarëve të moderuar. Në këtë kuadër do të përgjigjemi ashpër ndaj çdo sulmi të ndërmarr ndaj Turqisë".



Lajme të ngjashme