Erdogan: Gratë duhet të respektohen dhe jo të keqtrajtohen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se gratë nuk duhet të trajtohen si objekt abuzimi apo të keqtrajtohen për shkak të gjinisë së tyre.

Erdogan: Gratë duhet të respektohen dhe jo të keqtrajtohen

Kreu i shtetit turk mbajti sot një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme 21. të Grave Punëtore të Sindikatës Turke të Metalit, me rastin e Ditës Botërore të Gruas.

“Gratë nuk presin mëshirë, por drejtësi. Gratë nuk presin kuota, por një konkurrencë të drejtë. Gratë nuk kërkojnë të keqtrajtohen, por të respektohen. Askush nuk mund të mbyllë veshët dhe t'u kthejë shpinën këtyre kërkesave të grave. Deri më sot, ne kemi qenë përherë në krah të grave tona për të kërkuar të drejtat e tyre dhe kemi luftuar gjithnjë abuzimin për shkak të gjinisë së tyre", tha ai.

Presidenti Erdogan u ndal veçanërisht mbi nënat dhe bashkëshortet e dëshmorëve.

“Nënat, bashkëshortet dhe fëmijët e dëshmorëve tanë meritojnë respektin dhe përkujtimin më të lartë", u shpreh ai.

Më tej, Erdogan theksoi se askush nuk do të jetë aq i fuqishëm sa të përçajë kombin turk dhe se nuk do të lejojnë kurrsesi një shtet brenda shtetit.

“Ne për këto katër gjëra ekzistojmë: Një komb, një flamur, një atdhe, një shtet. Askush nuk do të ketë forcë për ta përçarë këtë komb. Në këtë shtet nuk do të gjejnë vend ata, të cilët përpiqen që të ngrenë një flamur të barabartë me flamurin tonë. Të gjitha ata, që duan të copëtojnë tokat e këtij atdheu, nuk do të gjejnë vend në këtë shtet, por do të groposen nëpër skuta. Një shtet brenda shteti nuk do të lejohet kurrën e kurrës", vijoi Presidenti turk.

Pas pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme 21. të Grave Punëtore të Sindikatës Turke të Metalit, Erdogan organizoi në Pallatin Presidencial një pritje me rastin e Ditës Botërore të Gruas.

Gjatë fjalimit të këtushëm, ai nënvizoi se një politikë pa praninë e grave dhe një koncept drejtues, që përjashton gruan, do të ishte një mangësi e madhe për një shoqëri të tërë.

Lideri turk tha se organizatat terroriste i shikojnë gratë si të ishin mjete.

“Të gjithë së bashku duhet të dënojmë veçanërisht atë mentalitet, që favorizon terrorin dhe që përpiqet të shndërrojë në hero terroristin duke vlerësuar identitetin dhe ideologjinë e tij. Sepse nuk ka asnjë lloj dallimi në qasjet, që kanë ndaj grave organizatat terroriste si PKK, YPG, DHKP-C apo DAESH. Për të gjitha këto organizata, gruaja është vetëm dhe vetëm një mjet për t'u shfrytëzuar. E njëjta gjë vlen edhe për çetën tradhtare paralele", përfundoi Presidenti Recep Tayyip Erdogan.



Lajme të ngjashme