Zv/kryeministri Kurtulmus: Kundërshtojmë çdo plan në lidhje me copëtimin e Sirisë

Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus, ka tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e mbrojtjes së integritetit territorial të Sirisë.

Zv/kryeministri Kurtulmus: Kundërshtojmë çdo plan në lidhje me copëtimin e Sirisë

Zv/kryeministri Numan Kurtulmus deklaroi se Turqia është kundër copëtimit të Sirisë dhe kritikoi me gjuhë të ashpër politikat etnike të organizatës terroriste, PYD.

Numri 2 dhe zëdhënësi i Ankarasë zyrtare ka folur për gazetën “Asharq Al-Awsat", me seli në Londër.

Ai tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e integritetit territorial të Sirisë.

“Ne, si Turqi, kundërshtojmë çdo plan në lidhje me copëtimin e Sirisë. Prioritet i Turqisë mbetet integriteti territorial i Sirisë në kuadër të një sistemi demokratik", tha zv/kryeministri turk.

Sakaq, Numan Kurtulmus ka fajësuar Rusinë si shkaktare të krizës në Ukrainë.

“Ata (rusët) janë përpjekur të zgjerojnë kufijtë e tyre në pjesën veriore të Evropës Lindore duke aneksuar Krimenë. Po orvaten të vizatojnë kufij përpara NATO-s dhe fuqive perëndimore. Kjo situatë nuk kërcënon vetëm Turqinë, por njëherësh Aleancën dhe Perëndimin gjithashtu", theksoi Kurtulmus.



Lajme të ngjashme