Davutoglu: Turqia nuk e do një Siri të copëtuar

"Unë edhe gjatë takimit me kontaktet në Iran kam thënë se rajoni është copëtuar para 100 vitesh nga Sykes-Picot, ne nuk duhet të lejojmë që rajoni tani të ndahet në pjesë më të vogla", - ka thënë Davutoglu.

Davutoglu: Turqia nuk e do një Siri të copëtuar

Në konferencën për shtyp të mbajtur dje në aeroportin Ataturk të Stambollit, para nisjes për në Bruksel, Kryeministri Davutollu tha: “Ne nuk e duam një Siri të copëtuar. Unë edhe gjatë takimit me kontaktet në Iran kam thënë se rajoni është copëtuar para 100 vitesh nga Sykes-Picot, ne nuk duhet të lejojmë që rajoni tani të ndahet në pjesë më të vogla. Ne duhet të bëjmë përpjekje që do të bashkonin rajonin në pjesë më të mëdha. Këtu duhet të kontribuojnë edhe Turqia edhe Irani".

Davutollu ndër të tjera tha se “Ne parimisht kemi përvetësuar qëndrimin që çdo vend i rajonit të zgjedh problemet e veta dhe ti japim fund përplasjeve vëllazërore. Në këtë kontekst, ne nuk mbajmë një qëndrim ndryshme ndaj Sirisë. Edhe në rastin e Sirisë i kushtuam rëndësi konsultimeve me vendet e rajonit".

Duke e bërë të ditur se me Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani kanë vendosur për të bërë më shumë përpjekje që armëpushimi në Siri të jetë i vazhdueshëm, Kryeministri Davutollu tha: “Aktualisht armëpushimi është i brishtë, fatkeqësisht Rusia vazhdon me sulmet e saj. Në shumicën e vendeve forcat e regjimit bëjnë shkeljen e armëpushimit. Është e rëndësishme që Irani këtu të përdor influencën e tij. Edhe ne kemi ndikim të rëndësishëm tek opozitarët. Ne do të bëjnë përpjekje të përbashkëta që ky armëpushim të jetë i qëndrueshëm".



Lajme të ngjashme